Thirrje për projekte “Vjeshta shqiptare” te Teatri “Metropol”

Teatri Metropol hap thirrjen për projekte artistike në kuadër të programit “Vjeshta Shqiptare”

Periudha e aplikimeve: 1 – 21 prill 2026

Në kuadër të 10-vjetorit të MetroFest, Teatri Metropol fton regjisorët të aplikojnë me vepra teatrore shqiptare nga arkiva, të cilat kanë lënë gjurmë dhe kanë pasur sukses në publik.

Kjo është një mundësi për të rikthyer në skenë vepra të dashura dhe për t’i risjellë ato me një vizion të ri artistik.

Dokumentacioni i nevojshëm:
• Vepra e plotë
• Vizion regjisorial
• Sinops i veprës
• Portofol i regjisorit

Dorëzimi i aplikimit:
• Fizikisht pranë protokollit të Teatri Metropol ose me email: teatrimetropol@gmail.com

Vëmendje!

Aplikanti mban përgjegjësi për origjinalitetin dhe të drejtat e autorit.
Vetëm aplikimet e plota do të shqyrtohen.

Afati i fundit: 21 prill 2026

Date

01 - 21/04/2026
Në zhvillim
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.