“Tingujt e kujtesës 2026” në Shkodër
🎼 “Tingujt e Kujtesës 2026” 🎼
📍 Zalli i Kirit, Shkodër
📅 11 qershor
🕖 Ora 19:30
Muzika është si e vërteta, të bën të lirë!
“Tingujt e Kujtesës” është një dedikim për viktimat e komunizmit, në gjuhën e tyre, në gjuhën e lirisë!
Kemi zgjedhur të nderojmë artistë shkodranë dhe dhjetëra-mijëra viktimat e regjimit komunist në një vend kujtese që ky regjim e përdori për të pushkatuar kundërshtarët e tij politikë, pranë Zallit të Kirit.
Jeni të mirëpritur!
* Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “BRIDGES – Building Resilience, Inspiring Democratic Generations”, që zbatohet nga ‘Tek Bunkeri’ në partneritet me Kujto.al, Citizens Channel dhe ACQJ, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.