Trashëgimia e karnavaleve 2026 në Shkodër

🎭 Trashëgimia e karnavaleve 🎭

Ngjyrat, simbolet dhe mjeshtëria artizanale e karnavaleve vijon përmes një sërë aktivitetesh dedikuar ruajtjes dhe promovimit të kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore jomateriale.

📅 10 – 11 Shkurt
📍 Shkodër
⏰️ Ora : 11:00
🔸 10 Shkurt – Punëtori e maskave veneciane
🔸11 Shkurt – Punëtori, qendistari dhe stilim
🔸 Sfilatë e veshjeve të karnavaleve.

Tradita e karnavaleve të Shkodrës vjen e dokumentuar nga viti 1860, duke u kthyer në një nga elementët më të qëndrueshme të jetës kulturore dhe urbane të qytetit.
Të njohura për maskat, veshjet dhe shfaqjet artistike, ato kanë ruajtur ndër breza mjeshtërinë e punimit artizanal dhe shpirtin krijues të komunitetit.

Maskat veneciane janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe përbëjnë një element simbolik të kësaj tradite, duke përfaqësuar një vlerë të veçantë kulturore dhe identitare, të ruajtur dhe të transmetuar brez pas brezi.🙏

Ky aktivitet sjell në vëmendje këto elemente duke lidhur traditën historike të karnavaleve me praktikat e mjeshtërisë artizanale dhe trashëgiminë kulturore jomateriale të transmetuar ndër breza.
Jeni të mirëpritur! ❤️

@mtks.gov.al
@blendi.gonxhja
@lirapipa
@benidakraja
@erildaselaj

#trashegimi #karnaval #shkoder #maska #tradita #albanian #mtks #drtkshkodër

Date

10/02/2026

Location

Shkodër

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.