Tur virtual – NË RRUGËTIMIN E KALASË SË BASHTOVËS

NË RRUGËTIMIN E KALASË SË BASHTOVËS

Një tur virtual përmes historisë, arkitekturës dhe kujtesës

Nga ora 09:00 deri në 17:00, Kalaja e Bashtovës shndërrohet në një hapësirë interpretimi, ku vizita në monument ndërthuret me teknologjinë digjitale për të ofruar një mënyrë bashkëkohore të njohjes së trashëgimisë.

Përmes turit virtual, vizitorët do të njihen me arkitekturën fortifikuese, organizimin hapësinor, teknikat tradicionale të ndërtimit dhe zhvillimin historik të kalasë, duke kuptuar njëkohësisht marrëdhënien e saj me territorin, lumin Shkumbin dhe Adriatikun.

Një përvojë që e sjell monumentin më pranë vizitorit dhe nxit njohjen, interpretimin dhe vlerësimin e vlerave arkitektonike e historike të tij.🏰

Date

23/09/2026
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.