TWINKLE ON TOUR 2026 + MiniAlbania në Qytete të Shqipërisë
TWINKLE ON TOUR 2026 + MiniAlbania™ 🌟✨
Këtë gusht nisemi në një udhëtim magjik nëpër Shqipëri! 🇦🇱🌊
🎭 Muzikë, spektakël, lojëra, fabula nga mitologjia shqiptare, të ftuar specialë, diorama nga trashëgimia kulturore dhe energjia e jashtëzakonshme e artistëve të rinj të Twinkle Awards 2026.
Për tre mbrëmje vere, qytetet tona do të shndërrohen në skena të hapura ku fëmijët, familjet dhe turistët do të mund të përjetojnë një festë unike arti, edukimi dhe identiteti shqiptar.
📍 Durrës – 15 Gusht, ora 20:00, Sheshi “Liria”
📍 Vlorë – 22 Gusht, ora 20:00, Lungomare
📍 Gjirokastër – 29 Gusht, ora 20:00, Sheshi “Çerçiz Topulli”
🎤 Këngët më të bukura të Twinkle Awards 2026
🏛️ MiniAlbania™ – trashëgimia shqiptare në miniaturë
🎮 Lojëra dhe aktivitete për fëmijë
🧚♀️ Tregime nga mitologjia dhe legjendat shqiptare
🎉 Hyrja e lirë për të gjithë
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe bashkive partnere, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj aventure verore që bashkon artin, kulturën dhe ëndrrat e fëmijëve.
⭐ Sepse Shqipëria tregohet më bukur kur e shohim me sytë e fëmijëve.
#TwinkleOnTour2026 #MiniAlbania #TwinkleAwards2026 #EnderroProductions #Durres Vlore Gjirokaster OpenAirStage Shqiperia ArtDheKulture FemijetKrijojneTeArdhmen Vera2026 FamilyEvent VisitAlbania 🇦🇱✨
Date
- 15/08/2026
Location
- Durrës
Vendndodhje të tjera
Gjirokaster
Vlore