Village Market Gjinar
13 Dhjetor – Village Market, Gjinar
Më 13 dhjetor, Gjinarit i shtohet një hapësirë e re festive. Gjatë ditës, vizitorët do të marrin pjesë në një program të pasur me aktivitete kulturore, artizanale dhe turistike.
Eventi hapet me performancën e Bandës së Qytetit dhe vijon me tryezën “Rural Tourism”, ku aktorë lokalë dhe përfaqësues të sektorit diskutojnë potencialin e Gjinarit si zonë me vlera të larta natyrore dhe turistike.
Qendra e fshatit do të marrë pamje festive përmes dekorimeve, stendave me ushqime tradicionale, produkteve artizanale, aktiviteteve për fëmijë dhe punëtorive krijuese.
Gjatë ditës do të zhvillohen edhe performanca muzikore dhe artistike, duke krijuar një atmosferë festive e përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit.
Vizitorët do të kenë mundësi të njohin nga afër peizazhin karakteristik të Gjinarit, pyjet me pisha dhe pamjet panoramike që e identifikojnë këtë zonë si një nga destinacionet malore më të rëndësishme të Elbasanit.
Një ditë e dedikuar natyrës, traditës dhe komunitetit.
Mirë se vini në Gjinar.