Vinyl set nga Hektor Jubani te Gojë Gaditëse
28 Nëntor 2025 – 20:30 Vinyl set nga @hektorjubani
Lexoni “2 fjalë” zemre…. 👇👇👇
Në një periudhë ku muzika nuk është më muzikë, ku tallavaja ka pushtuar çdo hapësirë dhe zë gati 80% të Shqipërisë, unë shpresoj ende që njerëzit të dëgjojnë më shumë muzikë të mirë. Të dashurohen me të. Të marrin emocione të vërteta prej saj.
Muzika të lidh me njerëz, me kujtime, me momente që nuk i harron kurrë…jeta do ishte e pajetueshme pa muzikë! Dhe këtë ma kujton herë pas here Hektori.
Shpesh ia lexoj në sy atë emocionin e pastër, kur në mes të setit më thërret: “Dëgjoje këtë këngë… çfarë të kujton?”
Ose kur kthehet natën për në shtëpi me motor, ndalet te “cepi” me një vinyl në dorë, i lumtur si fëmijë, vetëm sepse dikush nga jashtë Shqipërisë i solli një tjetër copë muzike të mirë.
Jam e sigurt që shumë gjërave u ka bërë skip në jetë… vetëm që të blinte një vinyl tjetër. Dhe kjo tregon gjithçka që duhet të dimë për dashurinë ndaj muzikës së vërtetë.
Mos harroni: muzika nuk është vetëm në festa. Ajo është me ju në makinë, në shtëpi, në palestër, në kafen e lagjes, në qendrën estetike, tek dentisti,në market,në punë… kudo.
Dhe dikë që është kudo me ju, nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë.
Faleminderit Hektor që luan akoma muzikë të mirë në Shkodër.
Uroj që dashuria për muzikën e mirë të mos na ndalet kurrë. ❤️