Vjosa ime – Ditë-netët e Vjosës 2026
A ju ka marrë malli për Vjosën, bashkë me ngjyrat e saj artistike?!
Ashtu si lumi që ndryshon rrjedhën dhe sjell gjithmonë një energji të re edhe festivali “Vjosa Ime” rikthehet ndryshe këtë vit.
Edicioni i katërt i festivalit do të zhvillohet në Memaliaj, duke e kthyer qytetin në një hapësirë arti, muzike dhe emocionesh të vërteta.
Me një kalendar aktivitetesh të larmishme ku do të marrin pjesë:
🎺 Fanfara Tirana
🎪 Artistët e Cirkut Kombëtar
🖌 Kolonia e artistëve “Plein Air”
🛍 Panair artizanal i zonës
🎨 Studentë të Akademisë së Arteve nën drejtimin e Ergys Krisikos me art urban
🌿 Aktivitete eksploruese në natyrë
🎧 Artistë të ftuar & DJ
Ju mirëpresim!
📍 Memaliaj
🗓 30 Maj 2026
⏰ Ora 18:00