Voskopoja Fest 2026
Voskopoja ju pret në festë! 🎉🌿
Voskopoja, një nga destinacionet më të dashura turistike, hap dyert për një festë që sjell bashkë jetën e zonës, prodhimet vendase, njerëzit e saj dhe muzikën e bukur.
Panairi i produkteve lokale dhe koncertet do të shoqërojnë vizitorët përgjatë dy ditëve, e teksa më 24 qershor shënohet edhe festa e Shën Prodhomit, një traditë që prej kohësh lidhet me jetën e komunitetit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste të bukur që bashkon historinë, besimin, traditën dhe gëzimin në zemër të Voskopojës.
🚌 Transport falas | Nisja nga gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, ora 18:00.
📍 23–24 qershor
🗓️Voskopojë