VR “Udhëtim në Notre-Dame de Paris” te “KubFranceShkodra”
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥!
Përvojë interaktive “𝙐𝙙𝙝ë𝙩𝙞𝙢 𝙣ë 𝙉𝙤𝙩𝙧𝙚-𝘿𝙖𝙢𝙚 𝙙𝙚 𝙋𝙖𝙧𝙞𝙨” 🏰✨ fton nxënësit në një udhëtim unik mes artit, historisë dhe teknologjisë, në hapësirën Kub France Shkodra, në Muzeun Marubi.
Në këtë aktivitet edukativ dhe tërheqës, pjesëmarrësit do të zbulojnë historinë e Notre-Dame de Paris, duke ndjekur rrugëtimin e saj nga një monument ikonë i trashëgimisë botërore, deri te procesi i rindërtimit pas ngjarjeve që shënuan historinë e saj. Përmes një qasjeje dinamike dhe ndërdisiplinore, njohja me katedralen shndërrohet në një përvojë formuese dhe frymëzuese.
Aktiviteti përfshin fotografi, piktura, video, momente operistike, si edhe lojëra edukative dhe realitet virtual (VR) 🎥🎶🕶️, duke u mundësuar nxënësve të eksplorojnë Notre-Dame nga këndvështrime të ndryshme dhe të përjetojnë artin dhe historinë në mënyrë interaktive.
Përvoja nxit kuriozitetin, të menduarit kritik dhe imagjinatën 🌍✨, duke e bërë mësimin një udhëtim të gjallë dhe bashkëkohor përmes kulturës evropiane.
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Kub France Shkodra, i cili do t’i shoqërojë nxënësit gjatë gjithë eksplorimit.
📅 Data: 20 Janar 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15
👧🧑 Mosha e rekomanduar: 10-13 vjeç
Ky aktivitet është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në fotografi. Mjafton kurioziteti, dëshira për të eksperimentuar dhe për të parë botën ndryshe – përmes ngjyrës dhe dritës 💫.
📩 Na kontaktoni në: info@marubi.gov.al