
Workshop “Imagjinojmë me Arkeologjinë dhe Artet” në Golem
🎨 Muzeh Lab në Golem: Workshop “Imagjinojmë me Arkeologjinë dhe Artet”
📅 1 Gusht
🕖 Ora 19:00
📍 Pranë Blu Fafa – Shëtitorja Golem
Pas reflektimeve mbi memorien kolektive, Muzeh Lab rikthehet me një tjetër ftesë për krijimtari dhe imagjinatë në hapësirën publike!
🔍 Le të eksplorojmë bashkë si mund të ndërthuren arkeologjia dhe arti për të krijuar rrëfime të reja mbi të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.
📣 Bashkohuni me ne për një workshop të hapur, ku do të eksperimentojmë me ide, forma dhe histori, duke i dhënë jetë një dialogu të ri mes trashëgimisë dhe qytetit.
👥 I hapur për të gjithë
🔄 Ndërveprim publik dhe krijimtari në lëvizje
