“Zëra brezash” me Arjana Haxhiu dhe Eridjona Mehmeti
“Zëra Brezash” rikthehet me takimin e dytë!
Këtë herë, udhëtojmë mes kujtimeve, artit dhe teknologjisë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët përvojat e brezave të ndryshëm.
🎨 Znj. Arjana Fatmir Haxhiu do të ndajë me ne kujtime personale dhe histori nga jeta dhe krijimtaria e të atit, Piktorit të Merituar Fatmir Haxhiu, duke na njohur më nga afër me trashëgiminë e tij artistike.
💡 Eridjona Mehmeti do të na udhëheqë në botën e inteligjencës artificiale. Përmes shembujve praktikë me AI dhe ChatGPT, do të zbulojmë si mund ta përdorim teknologjinë në jetën e përditshme, pavarësisht moshës, dhe si të dallojmë e verifikojmë informacionin që marrim.
Dy tema, dy këndvështrime dhe një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri!
Ju mirëpresim në Fondacionin “M. & M. Ivanaj”!
📅 12 nëntor | 18:00
📍 Rezidenca Ivanaj, Rr. Perlat Rexhepi, Tiranë