“Zëra të Heshtur: Poezia dhe Kujtesa e Burgosur”
Zëra të Heshtur: Poezia dhe Kujtesa e Burgosur
Një mbrëmje reflektimi, arti dhe kujtese po vjen më 29 tetor 2025, në ora 19:00, te Bunkeri.
Mikpritësi ynë, Brendi Bega, aktor dhe regjisor shqiptar, do të na udhëheqë në një udhëtim poetik përmes vargjeve të lindura në kohë shtypjeje, ndërsa i ftuari Dashamir Koçvaci, ish i burgosur politik, do të ndajë me ne rrëfime dhe shkrime nga një periudhë që nuk duhet harruar.
Aktiviteti do të zhvillohet në formatin mikrofon i hapur, ku çdo pjesëmarrës është i ftuar të ndajë poezinë, mendimin apo ndjesinë e tij mbi kujtesën, lirinë dhe fuqinë e fjalës.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “KryeNgritje: Arti si Kujtesë”, mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
📍 Vendi: Tek Bunkeri 🗓️ Data: 29 Tetor 2025 🕖 Ora: 19:00
💬 Ejani të dëgjojmë, të flasim dhe të kujtojmë së bashku, sepse disa zëra nuk duhen lënë të heshtin.