Zërat e artit në Elbasan
Maestro Zeqir Sulkuqi — Nga tradita drejt inovacionit muzikor
Violinist, pedagog dhe drejtues artistik, Maestro Zeqir Sulkuqi është një nga figurat e rëndësishme të muzikës shqiptare dhe “Qytetar Nderi i Elbasanit”. Për dekada, ai ka punuar për ruajtjen dhe zhvillimin e traditës muzikore shqiptare, duke e ndërthurur atë me tinguj bashkëkohorë dhe duke kontribuar në zhvillimin e etno-jazz-it.
Të presim te “Zërat e Artit”
3 Nëntor, ora 18:00
Teatri “Skampa”, Elbasan
Hyrja FALAS
Ky aktivitet realizohet nga AWA në kuadër të projektit “Zërat e Artit – një karavan nëpër Shqipëri”, financuar nga @mtks.gov.al.