“Zorba the Greek” te TKOB
“Zorba -The Greek”, 🇬🇷✨një koncert me muzikën e kompozitorit të njohur grek Mikis Theodorakis, vjen premierë në skenën e TKOBAP-së.
I konceptuar si një udhëtim përmes cikleve më të njohura të krijimtarisë së Theodorakis, koncerti sjell pjesë nga ciklet “Axion Esti”, “Epitafios”, “Epifania”, “Ta Lyrika” dhe vepra të tjera, të mbështetura mbi poezinë e ndjerë të poetëve të mëdhenj grekë si Odysseas Elytis, Yannis Ritsos, Tasos Livaditis e të tjerë.✨
🎶Në këtë mbrëmje, muzika dhe fjala poetike bashkohen në një rrëfim të thellë emocionesh, kujtese dhe dashurie, duke sjellë në skenë shpirtin e gjallë të Greqisë përmes një universi sa artistik dhe intim, aq edhe madhështor.
Me interpretimin e artistëve të TKOBAP-së, baritonit solist, Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi, gjithashtu me praninë e veçantë të instrumentit simbol të muzikës greke, buzukut, interpretuar nga Panagiotis Lympanovnos, si dhe me interpretimin e poezive nga aktori Xhuliano Brisku, kjo mbrëmje merr formën e një rrëfimi të vërtetë artistik.✨
Mos mungoni me datë 15 prill, ora 20:00.
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!