
𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë “𝐍’𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐓’𝐁𝐮𝐫𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐏𝐚 𝐁𝐮𝐫𝐫𝐧𝐢” | 𝐕𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭 & 𝐆𝐫𝐚𝐭ë 𝐧ë 𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤! në Lezhë
⭕️Në 8 Mars ne organizohemi në Sheshin “Besëlidhja”, përballë Obeliskut për të thënë tonën për pandëshkueshmërinë kronike të vrasësve, dhunuesve e vëzhguesve pasivë të shtypjes së vajzave dhe grave në vendin tonë.
🗣Ngjarja e fundit në Kamëz e Paskuqan tregon se si hidhen poshtë pretendimet se fenomeni i pabarazive dhe padrejtësive ndaj njërës gjini (vajzave/grave) ka ardhur duke u reduktuar.
📌Kjo shoqëri, me çdo strukture ligjore publike, duhej të ngrinte mekanizma parandalues e shërues, jo vetëm ndëshkues pas faktit të kryer. 🔴Të gjithë e dinë se ka pabarazi strukturore në këtë vend. 🔴Vajzat nën tutelën e babait, vëllait, gjyshit, partnerit fanatik shtyhen drejt një sjellje të caktuar që thekson vulnerabilitetin e tyre si viktima të ardhshme të dhunës!🔴 Dhunuesi nuk rehabilitohet, nuk mbahet nën vëzhgim, nuk ndëshkohet në proporcion me aktin e kryer! 👉 E në fund të gjithë të mandatuarit për të trajtuar fenomenin, tundin ligjet në ajër dhe turren të fajësojnë vetëm individin dhunues i cili nuk është tjetër përveç se produkt i paaftësisë e neglizhencës së tyre.
🛑Si shoqëri jemi siguruar që forcën dhe ndikimin e shoqërisë civile ta shpërfytyrojmë e injorojmë si zë opozitar e kërkues transparence. 🔺Megjithatë, bëjmë thirrje që në momente reflektimi siç është dita simbol dedikuar Lëvizjës së të Drejtave të Grave në botë me fokus të veçantë në barazinë gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunën dhe abuzimin ndaj grave, të bëhemi bashkë pavarësisht ndasive e opinioneve.
📣Bëjmë thirrje vajzave dhe grave Shqiptare në tërësi e Lezhjane në veçanti, ❌MOS FESTONI në 8 Mars, reflektoni e solidarizohuni;nuk ka asgjë normale në kompromisin me trajtimin favorizues të djemve/burrave në kurrizin tënd, të vajzës tënde e gjeneratave me rradhë! Mos festoni të sipërfaqshmen, hipokrizinë e dobësinë.👊
🔴 𝟖 𝐌𝐀𝐑𝐒𝐈 𝐍𝐔𝐊 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐏Ë𝐑 𝐓Ë 𝐌𝐁𝐔𝐒𝐇𝐔𝐑 𝐁𝐀𝐑𝐊𝐔𝐍 𝐏𝐎𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐓𝐈 𝐕Ë𝐍Ë 𝐆𝐈𝐒𝐇𝐓𝐈𝐍 𝐊𝐎𝐊Ë𝐒!🔴
