Festa e Birrës, Lin Festival, Solar Fest, Porto Palermo, ekspozita, filma verorë, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e dytë të muajit gusht dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Ansambli i Valleve Popullore në tur – Verë 2025” më 11, 12, 14, 15 gusht në disa qytete të vendit, “Shkodra Jazz Festival” – Edicioni 9 më 11 – 31 gusht 2025, Festivali Youth Wave në Shirokë – Live music nga Shpat Deda më 12 gusht 2025, Live concert nga Alban Skenderaj & Band te Mango Beach Sarandë më 12 gusht 2025,Festa e Birrës Korçë 2025 më 13 – 17 gusht 2025, Porto Palermo Festival – Edicioni i 5-të te Kalaja e Porto Palermos, Himarë më 14  – 17 gusht 2025, Lin Festival – Edicioni 3 më 14  – 16 gusht 2025 në Lin, Pogradec,  FESTIVALI FOLKLORIK NDËRKOMBËTAR “Jehona e Vjosës” – Edicioni II në Memaliaj më 15 e 16 gusht 2025, Solar Music Festival në Sarande më 15 e 16 gusht 2025, “Verë në Kolonjë” – Gusht 2025, Kalendari i aktiviteteve artistike dhe kulturore në Lushnje gjatë muajit gusht, “Mokra n’Fest” Pogradec  më 16 gusht 2025, Koncert për emigrantët në Bushat, Shkodër, më 16 gusht 2025, “Fustanella Festival” më 16 gusht 2025.

Sa i përket filmave në kinema verore, do të ndiqni  Open sky cinema, Pogradec, Kinema “Open Air” Tiranë, “Himara Open Cinema” Himarë, Chateau Fasel.

Nuk do të mungojnë as aktivitetet për fëmijë si “Micro-Folie Tirana” te Parku “Europa” pranë sheshit “Skënderbej” Tiranë përgjatë datave 6 – 16 gusht 2025, si dhe Ekspozita “Tulla Visual Art Lab – Fëmijët” deri më 15 gusht 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “Fllad Vere” nga Mario Shemaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala hesht” te “Tek Bunkeri” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media instituteEkspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD KryeministriEkspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Shot/Reverse Shot” nga fotografi Barry LewisEkspozita “Solitude vs Fanstasy” nga Xhelsina Petritaj te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 te Galeria e Bregdetit, “Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozita “LIG” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takim brezash me artistët më të mirë të zonës në Çermë Sektor Divjakë, si dhe Programi i muajit gusht nga COD & COD Rajone me disa takime e aktivitete pranë “COD Kryeministri” dhe qytete të tjera.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore, ku do të përmendim disa prej tyre si: Live music nga Aurela Gaçe te White Club Korçë, Live performance nga Gjergj Kaçinari & Margret Radovani te Boho bar Livadh, Elvana Gjata te Saint Tropez, Vlorë, Eugent Bushpepa te Sherlock Irish Pub Pogradec, DJ CHUS te Pepperon Beach House, Luiz Ejlli te ‘Bocado’ Beach Bar Pogradec, Ermal Fejzullahu te Marquess Resto-Lounge Durrës, Aleksander Gjoka te West Lounge Shengjin, DJ HECTOR ROMERO te PEPPER Tiranë, MC Kresha te “Gambero Beach Bar” Lalz, Yll Limani te Whisky Green Coast, SanFest – DJ Veleyle B2B DJ Omerar Nanda në Shkodër etj.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.