Festivale Verë 2025 nëpër Shqipëri (Pjesa II)

🎉☀️🎶🪩 Në vendin e diellit, muzikës, vera nuk ka kuptim pa festivale e muzikë. Shfletoni përmbledhjen e dytë me disa nga aktivitetet më të shumëpritura artistike që po ndodhin në çdo cep të Shqipërisë🌊 ⛰️🎶🔥🪩
📍 Sugjerimet tona nga Almanart janë gati! Ndiqni hartën e festës!🇦🇱✨

FestatVerore #FestivaleShqiperi #Almanart #LiveMusic #SummerInAlbania #discoveralbania🇦🇱

Sundance 2025

Përgatituni për një përvojë unike muzikore në një nga destinacionet më magjike të Mesdheut! Sundance 2025 vjen këtë verë në brigjet e mrekullueshme të Jalës, Shqipëri, duke sjellë një lineup spektakolar me DJ dhe artistë të famshëm të muzikës elektronike nga mbarë bota.

Midis ujërave kristal të Jonit dhe natyrës së paprekur, Sundance ofron një bashkim të muzikës, artit dhe energjisë pozitive. Pritet një aventurë e paharrueshme me ritme magjepsëse dhe një atmosferë që nuk gjendet askund tjetër.

FESTA E LIQENIT

“Festë n’Shirokë – Festa e Liqenit” organizohet në Shirokë prej kësaj të enjteje, të premten dhe të shtunën (19, 20 dhe 21 qershor) gjatë gjithë ditës. Panair, sporte, ekspozitë e koncerte janë pjesë e aktivitetit.

NETËT E BEJKËS BARDHË

Ne 20 dhe 21 Qershor 2021, Pilur netet dhe dy ditet magjike te ” Bejkes se Bardhe” . Ne vendlindjen e Princit te Polifonise, poetit Lefter Çipa. Nën kujdesin e Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”.

KANDAVIA FESTIVAL

Kandavia Festival është një ngjarje muzikore dhe kulturore që zhvillohet për herë në Fushë Studën, Librazhd, në zemër të Shqipërisë. Festivali do të mbahet më 20–21 Qershor, duke ofruar një përvojë të pasur me muzikë, art dhe natyrë. Festivali prezanton dy skena: një për muzikë elektronike dhe një tjetër për muzikë popullore, duke sjellë një përzierje të traditës dhe modernitetit. Më shumë se 10 artistë do të performojnë gjatë tre ditëve të festivalit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe energjike.

FESTIVALI FOLKLORIK I VALLES POPULLORE BURIMORE

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës. Ky aktivitet kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore. Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore mbarëkombëtare.

BALKAN FILM FOOD FESTIVAL

Ky festival është ideuar si një bashkëveprim jo vetëm filmik mes vendesh fqinje, por edhe si një shkëmbim e shijim gastronomik.

FESTIVALI I MONODRAMËS “ALBAMONO”

Në datat 23 – 30 Qershor, 2025 do të zhvillohet Edicioni i 21 – të i “ALBAMONO” International Monodrama Festival, në qytetin e Pogradecit dhe Maliqit. Një event kulturor ndërkombëtar, që do të mbledhë së bashku artistë profesionistë të skenës nga 8 shtete të ndryshme.

TIRANA PHOTO FESTIVAL EDICIONI 8

Tirana Photo Festival është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve tanë, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë. Një qëllim fisnik për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë.

FESTIVALI FOLKLORIK POLIFONIA LABE

“Bilbilat këndojnë në Bënçë” – Në zemër të Labërisë, aty ku guri flet dhe kënga jehon ndër male, rikthehet festa e zërave të shumëfishtë të polifonisë labe!

Gjatë dy ditëve do të ngjiten në skenë dhjetëra artistë popullorë, grupe polifonike dhe saze, për të sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore me krenari dhe emocion. Kjo ngjarje kulturore lidh brez pas brezi dhe shpalos pasurinë e pashoqe të identitetit tonë.


Festivali i Muzikës së Dhomës

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, që zhvillohet suksesshëm në qytetin e Durrësit që prej vitit 2006, është një projekt origjinal që synon të zhvillojë më tej ofertën turistike të qytetit bregdetar, me evente prestigjioze të vendosura në mjedisin magjepsës që ofron historia dhe lashtësia e këtij qyteti. Festivali i planifikuar si gjithmonë për muajin Korrik, synon t’i dhurojë publikut të tij mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike, të papërsëritshme gjetkë, ku sharmi i vendeve të përzgjedhura, të bashkohet me muzikën dhe performancat e artistëve, në ngrohtësinë e mbrëmjeve të verës, gjithmonë me profilin e detit në horizont.

Kayak Fest Albania EDICIONI II

Kayak Fest Albania është festivali i aventurës në liqenet shqiptare! 🚣‍♀️ Kayaking, kamping & muzikë. Edicioni 2025: 27–29 Qershor, Liqeni i Prespës. #KayakFestAlbania #ExplorePrespa

GJIROKASTRA SUMMER BEER FEST

Në rrugicat me kalldrëm të Gjirokastrës, mes arkitekturës së gurtë dhe atmosferës së gjallë, çdo vit organizohet Festivali i Birrës — një ngjarje festive që bashkon vendasit dhe vizitorët për të shijuar birrën artizanale dhe produktet tradicionale. Për disa netë, qyteti shndërrohet në një hapësirë ​​të hapur argëtimi, ku muzikantë, DJ, interpretues dhe prodhues birre nga Shqipëria dhe rajoni ofrojnë një përvojë unike.

HEMINGWAY JAZZ FEST

Tanimë 🎶 “Hemingway Jazz Fest” 🎷nuk është vetëm një festë, por është një traditë. Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë në edicionin e 12, do të na nderojnë me pjesmarrjen e tyre, artistë nga e gjithë Bota.

RAVING RIVIERA

Raving Riviera është një festë me varkë që zgjat gjithë mbrëmjen në Sarandë. Eventi zhvillohet në një varkë të madhe pirate, Big Ceycey, e cila niset nga marina e Sarandës, në skelën pranë Bar Restorant Limani dhe do të lundrojë drejt një gjiri të izoluar 40 minuta larg.

SI DIKUR NE UÇKAT

Në Uçkat si dikur – rikthejmë shpirtin e verës në Pogradec! 🎶🚣‍♀️🎣
📍 Plazhi i vjetër i Uçkave
🗓 19 Korrik | 🕐 Nga ora 10:00 e në vazhdim Për një ditë… gjithçka është si atëherë: Këngë pogradecare live, Gara noti & sfida me kayak, paddle, vazo & bukë! Kapje peshku si dikur – jo me grep, por me shpirt, Ekspozitë dokumentare & histori nga bregu, Panair ushqimesh & sfida gatimi me shije liqeni

FESTIVALI FOLKLORIK POGRADEC

Një ditë festive në Odeon, kushtuar traditës dhe folklorit, ku muzika, vallëzimi dhe kostumet popullore sjellin gjallëri dhe ngjyra. Me artistë popullorë dhe bartës të trashëgimisë, ky festival promovon pasurinë kulturore të zonës, duke e shndërruar atë në një përvojë të veçantë për publikun vendas dhe vizitorët.

PORTO PALERMO FESTIVAL

Porto Palermo Festival, një organizim i cili promovon rritjen e turizmit të qëndrueshëm shqiptarë në zonën e Rivierës Shqiptare dhe sitet historike.

SHKODRA JAZZ FESTIVAL

Festivali i dedikuar muzikës jazz ka hyrë në javën përmbyllëse të tij, me koncerte në shesh të hapur ku po performojnë artistë të ndryshëm që po i sjellin atmosferë qytetit përmes muzikës cilësore. 

HIMARA INTERNATIONAL MUSIC FESTIVAL

Himara International Music Festival lindi si një projekt muzikor ku gjithësejcili prej nesh mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar. Në edicionin e tij të parë në 2022, një menu e pasur e gjinive me traditë si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson të ofruar nga muzikantë te jashtëzakonshëm nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Sllovenia, Izraeli, Japonia dhe Kuba u servir në pesë mbrëmje magjike, ne një hapsirë intime midis shtëpive të vjetra dhe Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë-fshat.

Almanart