“Festivali i parë i Filmit Shqiptar” që organizohet në Berlin shënon një moment historik për kinemanë shqipe jashtë vendit. Gjatë pesë ditëve të festivalit, në hapësirat e “ACUD Kino” do të shfaqen rreth 20 filma nga kineastët shqiptarë, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër.
Rëndësia e këtij festivali
Ky festival krijon një hapësirë ku regjisorë të njohur dhe të rinj shqiptarë prezantojnë punën e tyre përpara një audience ndërkombëtare, në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Berlinit.
Përveç shfaqjeve, festivali përfshin edhe diskutime të hapura dhe takime me krijuesit e filmave, duke mundësuar shkëmbimin e ideve mes publikut, profesionistëve dhe artistëve. Kjo krijon një urë lidhëse mes kinemasë shqiptare dhe skenës filmike gjermane e evropiane.
Festivali ndihmon që zëri dhe temat shqiptare të bëhen më të dukshme në festivalet dhe tregjet ndërkombëtare të filmit, duke rritur mundësitë për bashkëprojekte, shpërndarje dhe vëmendje globale.
Programi i Festivalit 5-9 Mars 2026 (ACUD Kino, Berlin)
E Enjte, 5 Mars
🕖 19:00 – An Expat’s Tale (Pluton Vasi, 2018)
🕘 21:00 – A Country Of Two (Neritan Zinxhiria, 2016) & Balkan Bazar (Edmond Budina, 2012)
E Premte, 6 Mars
🕖 19:00 – Pashka (Oltjon Lipe, 2020) & Hive (Blerta Basholli, 2021)
🕘 21:00 – Everybody calls Redjo (Ibër Deari, 2025)
E Shtunë, 7 Mars
🕖 19:00 – Antimuseum (Renis Hyka, 2025) & Open Door (Florenc Papas, 2018)
🕘 21:00 – The Albanian Virgin (Bujar Alimani, 2021)
E Diel, 8 Mars
🕖 19:00 – Heaven Has Been Fooled (Odeta Çunaj, 2017) & Wo / Men (Kristine Nrecaj, 2025) + diskutim me krijueset
🕘 21:00 – Chamomile (Neritan Zinxhiria, 2012) & Zana (Antoneta Kastrati, 2017
E Hënë, 9 Mars
🕖 19:00 – The News (Lorin Terezi, 2020) & Waterdrop (Robert Budina, 2024)
🕘 21:00 – Luna Park (Florenc Papas, 2024)
Të gjitha filmat shfaqen me titra në anglisht.
Njoftimi i plotë për festivalin gjendet këtu.
Ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale dhe platformë, për të mësuar më të rejat mbi artin e kulturën shqiptare, kudo që jetojnë shqiptarët.



