Festivali Teatror i të Rinjve “Hapat” – Fituesit e këtij edicioni

Mbrëmjen e 8 dhjetorit 2024 u kurorëzuan fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Teatror të të Rinjve “Hapat” në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë.

Përgjatë datave 3-7 dhjetor u shfaqën 11 shfaqje nga regjizorë të rinj, që më parë i kishin patur premierat e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Berati, Bulqiza etj.

Përgjatë 5 ditëve, janë shfaqur në disa vendndodhje si Salla e Teatrit “Metropol”, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Salla “Black Box” pranë Universitetit të Arteve.

Çmimet e dhëna nga juria e këtij festivali përfshijnë disa kategori dhe janë si më poshtë vijon:

  • Shfaqja më e mirë – “Kush do kujdeset për mua” me regji nga Xhuliano Brisku
  • Aktori më i mirë- Rafael Hoxhaj për “Hanë gjaku”
  • Aktorja më e mirë – Erina Lazi për “Improptu”
  • Muzika më e mirë – Rafael Marinaj
  • Skenografia – Kristjana Çene për “Hanë gjaku”
  • Kostumografia – Franci Gjerasi për “Marmelladov”
  • Koreografia- Mariel Brahimllari dhe Zoi Tollumi për “Terezitje”.

Juria përbëhej nga 5 anëtarë, konkretisht Milto Kutali si kryetar jurie, Iris Canaj, Jozef Shiroka, Blerta Belliu dhe Silvio Goskova si anëtarë.

Urojmë suksese për fituesit, pjesëmarrësit dhe organizatorët!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.