Sukseset e Kinematografisë së Kosovës po shtohen çdo herë e më shumë.
Një sukses të madh së fundmi e ka shënuar edhe regjisorja dhe aktorja 22-vjeçare nga Kosova, Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë”.
Filmi i Bajramit është përzgjedhur në mesin e atyre ndërkombëtar për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, në kategorinë “Orizzonti”.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës dhe Francës me financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Aide au Cinema du Monde.
Theksojmë që Bajrami me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, kishte garuar edhe në Festivalin e Kanës në vitin 2021.
Luana Bajrami është e njohur në skenën kinematografike si regjisorja e filmit ”Luaneshat e Kodrës”, e cila kishte arritur të garojë në Festivalin e Kanës në vitin 2021. Gjithashtu ka luajtur rolin e Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma.
Këtë sukses të regjisores e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Më poshtë njoftimi i plotë për filmin “Bota Jonë”: