Gjermani/ Promovohet libri “Mutter Teresa ganz nah” i Don Lush Gjergjit

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani organizon të shtunën më 29 tetor promovimin e librit “Mutter Teresa ganz nah” i Don Lush Gjergjit. Aktiviteti do të nisë në orën 12:30 në Blumenstraße 14, Düsseldorf, Germany.

Të pranishëm do të jenë autori Don Lush Gjergji, filantropi dhe sipërmarrësi Lazim Destani, përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese Bernardus und Patrimonium- Verlag, përfaqësues të shteteve tona shqiptare dhe shumë të ftuar të tjerë. Aktiviteti do të shoqërohet me muzikë të lehtë nga artistë shqiptarë.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.