“Hemingway Jazz Fest” kthehet në Tiranë me edicionin e tij të 12-të!

🎷 “Hemingway Jazz Fest” kthehet në Tiranë me edicionin e tij të 12-të!
Në datat 20 dhe 21 korrik, Korpusi Universitar do shndërrohet në skenën e dy netëve plot muzikë, ngjyra, emocione dhe energji të jashtëzakonshme. I kthyer tashmë në një traditë që nga viti 2013, ky festival mbledh çdo vit artdashës të vërtetë, miq të vjetër dhe të rinj për të festuar përmes tingujve të jazz-it dhe muzikës botërore.

🎶 Nata e parë – 20 Korrik
Gabriela Mendes
Nga Mindelo e Capo Verde-s, aty ku lindi edhe legjenda Cesaria Evora, vjen këngëtarja Gabriela Mendes me zërin e saj të butë e plot emocion. E rritur mes ritmeve tradicionale të ishujve atlantikë, Gabriela ka ndarë skena me emra të mëdhenj dhe ka performuar për dhjetëra mijëra spektatorë në evente madhore si Festivali i Santa Maria. Tani, ajo sjell magjinë e muzikës capoverdiane në zemër të Tiranës.

Balkan Paradise Orchestra (BPO)
Energjia dhe dinamika e vajzave të Balkan Paradise Orchestra vjen fuqishëm për të mbyllur natën e parë. Të themeluara në Barcelonë në vitin 2015, ato janë një grup prej 10 muzikantesh që ndërthurin ritmet ballkanike me frymë moderne dhe krijimtari origjinale. Me tre albume në treg, turne ndërkombëtare dhe çmime të shumta, BPO garantojnë një performancë shpërthyese që do të mbetet gjatë në mendjen e publikut.

🎤 Nata e dytë – 21 Korrik
The Original Blues Brothers Band
Yjet e vërtetë të edicionit të 12-të! Për herë të parë në Shqipëri, “The Original Blues Brothers Band” sjellin në Tiranë historinë dhe shpirtin e vërtetë të blues-it amerikan. Me anëtarë legjendarë që kanë performuar me artistë si Frank Zappa, Paul McCartney, Paul Simon, Roberta Flack dhe shumë të tjerë, kjo është një natë që nuk duhet humbur.

Prej ribashkimit të tyre në vitin 1988, banda ka electrizuar festivalet më prestigjioze në Evropë si Montreux Jazz Festival, North Sea Jazz, Pistoia Blues dhe shumë të tjerë. Më 21 Korrik, ju pret një natë plot soul, gospel dhe blues të vërtetë që do ju bëjë të këndoni dhe kërceheni pa ndalur.

👥 Anëtarët e bandës për këtë edicion:
Nga filmi origjinal “The Blues Brothers” (1980):

“Blue” Lou Marini – saksofon

Tom “Bones” Malone – bari saksofon & trombon

Murphy “Magictones” Dunne – piano & vokal

Nga “Blues Brothers 2000” (1998):

Tommy “Pipes” McDonnell – vokal

Leon “The Lion” Pendarvis – organo

Të tjerë muzikantë legjendarë:

Francesco “Red House” Simon – kitarë

Steve “Catfish” Howard – trompetë (Paul McCartney & Wings)

Lee “Funkytime” Finkelstein – bateri (Tower of Power)

James “Hags” Haggerty – bas (Wilco, Josh Rouse)

Bobby “Sweet Soul” Harden – vokal

🎺 “Hemingway Jazz Fest 12” është më shumë se një festival – është një përvojë që bashkon kulturat, gjeneratat dhe dashurinë për muzikën e mirë. Të gjithë janë të mirëpritur!
📍 Korpusi Universitar, Tiranë
📆 20-21 Korrik
🎫 Hyrja me biletë

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart