Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 8 dhe 14 dhjetor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë “Festivali Mbarëkombëtar i Humorit 2025” në Shkodër më 4-8 dhjetor 2025, Teatri “Rendi i ri” te “Teatri Kombëtar” më 8 e 9 dhjetor 2025, Monodrama “Grua për shtëpi” në Vlorë më 10 dhjetor 2025, Shfaqja e komedisë “Foleja e Ndrikullave” te Teatri “Bylis” Fier më 11 e 12 dhjetor 2025, Shfaqja “Hamlet” me regji nga Jonida Beqo te Teatri Metropol më 11-14 dhjetor 2025, Teatri “Det i thellë blu” te “Teatri Kombëtar” më 11-14 dhjetor 2025.
Sa i përket filmave, do të mbahen Programi 12 1/2 – “Filmi “Bubbles” nga Meri Dishnica më 10 dhjetor 2025, Filma nga Kino “Lumbardhi” te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë më 12 dhjetor 2025, E premtja e filmit spanjoll – “Historias Lamentables” nga Javier Fesser më 12 dhjetor 2025.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Beat of Youth” Street Party te Piramida – Dita e Rinisë më 8 dhjetor 2025, Dita e Rinisë – Koncert “The Rock Night – Niki & Friends” më 8 dhjetor 2025, Mbrëmje festive në Vlorë më 8 dhjetor 2025, “Shkodra N’Festë” – Koncerte nga këngëtarët më të mirë shqiptarë më 8, 9, 12, 13, 14 dhjetor 2025, “KinoChristmas” me koncert, aktivitete për fëmijë etj. më 9 dhjetor 2025, “Të gjithë rreth bredhit” në Kolonjë më 9 dhjetor 2025, “Mozaik margaritarësh” në Elbasan më 9 e 10 dhjetor 2025, Dita e Depeche Mode te Tulla Culture Center më 10 dhjetor 2025, Opera “Il Trovatore” – Giuseppe Verdi te Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor më 11-13 dhjetor 2025, Eventet festive të muajit dhjetor në Gjirokastër më 12 e 13 dhjetor 2025, Village Market Gjinar më 13 dhjetor 2025, si dhe priten koncerte festive në Berat.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Shqipëri & Azerbaixhan” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Range” nga Richard Deacon, “Gratë e Tiranës” – Edicioni i Dytë në COD, Ekspozita “Kujtesë e trupëzuar” nga “Tirana Art Lab”, Ekspozita “Method and praxis: Manifesto Collective + Border Forensics”, “Koleksioni i Biblave” te “Biblioteka Kombëtare” Tiranë, Ekspozita “Komunikim” nga Agron Bytyçi te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “24 Hapa më Afër” / “24 Steps Closer” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “Dhomat e Vizatimit – Drawing Room” te “MAG Gallery” Tiranë, Ekspozita “Currents” nga Prag Space Collective te TULLA – Culture Center, Ekspozitë multimediale “Krijo Evropën Tënde” te Europe House, Ekspozita “Conversing / Agitating the ‘90s” te “Zeta Contemporary” Tiranë, Ekspozita “Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” nga Blerta Hoçia, “Art Gala Berat” në Galerinë “Edward Lear” Berat, Ekspozita “Gjurmët e Devollit në telajo” nga Diana Xhaçi në Korçë, Ekspozita “Rrugëtime të Papritura të Jetës” te Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Art, traditë, festë” te “Muzeu Historik” Shkodër më 9 dhjetor 2025, “Vetëm një çast para fundit të botës” në Gjirokastër më 9 e 10 dhjetor 2025,Forum Theater “My voice” te Akademia “Klea Huta” më 9 dhjetor 2025, Teatri për fëmijë “Aladini” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 13 e 14 dhjetor 2025,“Ngjyrat e jetës” nga Cirku Kombëtar më 13 e 14 dhjetor 2025, si dhe priten aktivitete për fëmijë nga Teatri Kombëtar Eksperimental dhe Teatri “Metropol”.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: “Pedalo me zemër” për “Ditën e Rinisë” më 8 dhjetor 2025, Promovim libri “Motive të përsëritura dashurish” nga Evis Cerga më 9 dhjetor 2025, Bisedë publike në COD “Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 61-të të Venezias” më 9 dhjetor 2025, Konferenca e dytë ndërkombëtare “Lëvizje dhe kufinj” te Akademia e Shkencave më 10 e 11 dhjetor 2025, “Polis Anime Fest” më 10 e 11 dhjetor 2025, Pasdite poetike “Poezi me Rita Petro” te EKO Club, Shkodër më 12 dhjetor 2025, Koncerti i tretë mbarëkombëtar i letërsisë së humorit “Niko Nikolla” në Korçë më 13 e 14 dhjetor 2025, “Pop Up Family Festival” te Parku Olimpik më 14 dhjetor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



