Java e Kulturës së Kosovës: Shfaqje “117” dokumentar nga Besim Sahatçiu te Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq:
📆 të mërkurën, datë 26 nëntor 2025
🕕 12:30
📍 në kinemanë “Drita” në AQSHF
filmin dokumentar me metrazh të shkurtër “117”, me skenar e regji nga Besim Sahatçiu dhe kamera nga Afrim Spahiu, prodhuar në vitin 1976 nga Kosovafilm.
Ky film paraqet stilin tradicional të jetesës së një familjeje shqiptare me 117 anëtarë, të gjithë duke jetuar nën një kulm dhe konsiderohet si një nga dokumentarët etnografikë më domethënës të rajonit. Për shumë studiues dhe kritikë, kjo vepër mbetet një “portret shpirtëror i kombit”, sepse përmbledh brenda vetes vlerat më të thella: solidaritetin, bashkëjetesën dhe kulturën e pasur që ka formësuar popullin shqiptar.
✅ Të pranishëm në shfaqje do të jenë kineasti Afrim Spahiu, drejtor i fotografisë, si dhe përfaqësues nga QK Kosovë.
🆓 Hyrja e lirë!
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Qendra Kinematografike e Kosoves

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.