Java Kulturore Zviceriane me teatër, performanca, ekspozita, “I huaji”, koncerti “Meditim”, koncerti për Besim Zekthin

Java kulturore 2-8 shkurt 2026

Filma, Teatër, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës, Thirrje për projekte – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 2 dhe 8 shkurt 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 3-5 shkurt 2026, Teatri “Shumë pak vrasës” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 3 e 4 shkurt 2026, Teatri “I huaji” – Albert Camus te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 5-8 shkurt 2026, Shfaqja “Hamlet” me regji nga Jonida Beqo te Teatri “Metropol” më 5-8 shkurt 2026, Teatri “Si ta doni” nga William Shakespeare te “Teatri Kombëtar” më 5-8 shkurt 2026.

Sa i përket filmave, do të shfaqen Filmi i shkurtër “Ema” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 2 shkurt 2026, Shfaqje e filmit “Perfect blue” nga Satoshi Kon te BERK më 4 shkurt 2026, Shfaqje filmi “Princess Mononoke” te Streha Coffee & Community më 4 shkurt 2026 dhe Shfaqje filmi “Spirited Away” te Streha Coffee & Community më 5 shkurt 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncerti “Legjenda e Valles Shqiptare, Besim Zekthi – Nderi Kombit” më 5 shkurt 2026, “Meditim” për Ferdinand Dedën nga Orkestra Simfonike RTSH më 5 shkurt 2026, Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH më 6 shkurt 2026, Agron Peni – TRIO Koncert te Teatri A.Z. Çajupi Korçë më 7 shkurt 2026.

Java Kulturore Zviceriane do të zhvillojë aktivitete përgjatë datave 26 janar – 7 shkurt 2026, ku do të përmendim Teatri “Duke pritur djalin” nga Anila Balla & Lorin Terezi më 2 e 3 shkurt 2026, Performanca “Mbajta vetëm një kujtim” më 4 shkurt 2026, Dokufilm “Nuse” nga Robert Bisha më 5 shkurt 2026, Tempus Captum në Gradishtë më 3-5 shkurt 2026, Ekspozitë Arti Pamor: “Lëngata… ballë për ballë” nga Flogert Kola më 6 shkurt 2026, Ekspozita “Teatri i Vogël të Tranzicionit” më 7 shkurt 2026, Ekspozita “Mercurius” nga Kristian Zara në Elbasan, Ekspozita “F AM I LIAR”, Ekspozita “Post Bllok”, Simfoni dhome për njerëzimin – Harlen Nikolli.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, VR “Insider Outsider” nga Henry Darger te “KubFranceTirana”, Ekspozita “Ec/Don’t stop” nga Kevin Jaku te Galeria “Fab” Tiranë, “Zëri i Artit – Mozaik që Flet”, Ekspozita “Konstelacion” nga Joana Dhiamandi te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” nga Besnik Grainca te “Tulla Culture” Tiranë, Ekspozita “Images from Asia” në Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Plen Air 11” në Shkodër.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Shfaqja për fëmijë “FRIKË NGA ERRËSIRA” në Himarë më 4 shkurt, “Tre Muskëterët” te Teatri i Kukullave më 7, 8 shkurt 2026, Shfaqje për fëmijë “Bubu – Lolo – Kiko” në Korçë më 8-10 shkurt 2026, “Circus show” nga Cirku Kombëtar më 7, 8 shkurt 2026, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit “Metropol” dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli”.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Pop-up Librari nga Botimet “Toena” – Takime & biseda më 7 e 8 shkurt 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.