Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare. Pamje të 1975, Dardani

Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare. Pamje të 1975, Dardani.
Folklori dhe traditat shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme. Një prej këtyre traditave, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi (ka ngjasë se ka përqasje pagane, ku i orakujt këndojnë botës së përtejme).
Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e zëvendësimit të veglave muzikore në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.
Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.