“Klani i të divorcuarave”, “Lola”, “Drejtësi në Nuremberg”, “Retro Film Festival”

eventet e javës 2-8 mars 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës –Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 2 deri më 8 mars 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë “Teatri i të rinjve 2026” në Shkodër gjatë datave 2-9 mars 2026, Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 2-5 mars 2026, Teatri “Rendi i ri” në Berat më 3 mars 2026, Teatri “Gjysmë-jeta e Marie Curie” te “Teatri i Metropolit” Tiranë më 5-8 mars 2026, Teatri “Drejtësi në Nuremberg” te Teatri Kombëtar më 5-8 mars 2026.

Sa i përket filmave, do të shfaqen Retro International Film Festival Edicioni 1 – 1-4 mars 2026, Filmi “Sleeping with a tiger” për piktoren austriake Maria Lassnig te “Zeta Contemporary Art Center” Tiranë më 6 mars 2026, “Ekrani i Artit” – Ekrani Off-Screen te “Tulla Culture” Tiranë më 6 mars 2026, Filmi “Ta lëshosh gjuhën pa fre” për Elfride Jelinek më 8 mars 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert recital “Tinguj Jubileu” nga Klesta & Kristel Alushi më 2 mars 2026, Baleti “Lola” në TKOB më 6-8 mars 2026, Koncert nga Harry Varthakouris në Tiranë më 6 mars 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “MAMA – Mother Nature” te “COD Kryeministri”, Ekspozita “Le të fillojë gjuetia” nga Albes Fusha, VR “Outrenoir” te “KubFranceTirana” Tiranë, DUET nga Manuela García & Fani Zguro te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Women through art” te Galeria “Harku i Triumfit” Tiranë, Ekspozita “In Reverence of a Bengali Daughter” te “Qendra e Informacionit kulturor e Maqedonisë së Veriut” Tiranë, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)” në Shkodër.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Shfaqja për fëmijë “Frikë nga errësira” në Patos më 4 mars 2026, Shfaqja për fëmijë “Kësulkuqja” në Roskovec më 5 mars 2026, Punëtoria “Vizatojmë me dritë” te Muzeu “Marubi” Shkodër më 5 mars 2026, “Shshsh…Mbaje sekret” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 7 e 8 mars 2025, “Energjia e Cirkut” nga Cirku Kombëtar më 7 mars e “Spektakli i iluzionit” nga Cirku Kombëtar më 8 mars 2026 si dhe priten aktivitete nga Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takim për Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve më 3 mars 2026, Libri i muajit – “Dyzet Rregullat e Dashurisë” nga Elif Shafak më 4 mars 2026, “Telescope Korça” në Korçë më 4-8 mars 2026, Mbrëmje poetike për Pier Paolo Pasolinin më 5 mars 2026, “Serata Italiana” në Tiranë më 5 mars 2026, Eventet e muajit mars në Gjirokastër.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.