La Traviata, Check-in Festival, Balkan Jazz, Dire Straits Legacy, teatër, filma, ekspozita, takime, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

eventet e javës 22-28 shtator 2025

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e tretë të muajit shtator dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë te Teatri i Kukullave më 22-24 shtator 2025, Shfaqja e teatrit “Fëmijët”, regjia nga Eric Vigner te Teatri Metropol më 24-28 shtator 2025, Teatri “Vrasje në vjeshtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental më 24-26 shtator 2025, Teatri “Kërkohet një tenor” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 25-28 shtator 2025, Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 27 e 28 shtator 2025, Shfaqja e komedisë “ERASHKA” nga Carlo Goldoni te Teatri “SKAMPA” Elbasan e shfaqur përgjatë datave 19-22 shtator 2025, Teatri “Modus Operandi” në Lezhë më 26 shtator 2025, Teatri “Kurrë një herë tjetër” te Teatri “Bylis” Fier më 26 e 27 shtator 2025.

Sa i përket filmave e festivaleve të filmavedo të mbahen “Tirana International Film Festival 2025” më 21-27 shtator 2025, Kineastja – “Stormchaser” Gretl Claggett më 22 shtator 2025, Programi i javës – Filma dhe diskutime nga HBS Tirana më 21, 24, 28 shtator 2025, Filmi i restauruar “Liri a vdekje” – TIFF Classics më 27 shtator 2025,  “Semafori Studio Shop” Tiranë, “Vila 31 x Art Explora” Tiranë më 22 shtator.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Koncert rock-u nga Dire Straits Legacy te Pallati i Kongreseve, Tiranë më 24 shtator 2025, Axis Experience nga Secret Society në Ishull Lezhë më 25-28 shtator 2025, Koncert nga Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH më 25 shtator 2025, Festivali Ballkanik i Sazeve “Laver Bariu” në Berat më 25 e 26 shtator 2025, Balkan Jazz Showcase 2025 në Vlorë dhe Tiranë më 25-28 shtator 2025, Koncert nga “Morgu” për 5 vjetorin e krijimit më 25 shtator 2025, “La Traviata” nga Verdi te TKOB më 26-29 shtator 2025, Check-in Festival Tiranë – Nata elektronike dhe Nata rock më 26 e 27 shtator 2025, “Beats n’Brunch” në Tiranë më 28 shtator 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri te “COD Kryeministri”, Ekspozita “Tempo su tempo/Kohë pas kohe” nga Marco Pietracupa te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”,  Ekspozita “Uncorrupted conflicts” nga Eltjon Valle te Galeria “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Pas dritës së kuqe”, The Bulevard Show – Orestia Kapedani, Open Studio – Rigersa Kodranjeshi “Nuk e mbaj mend tatuazhin tim të parë”,  Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozitë fotografike nga fotografi Fabrizio Loiacono në Durrës, “Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Park” në Korçë, Ekspozita “Gjurmë të Fëmijërisë së Shkuar” nga Arben Trebicka në Korçë, Ekspozita “Magjia e ngjyrave” nga Kastriot Boriçi në Divjakë.

Java Kulturore Kineze” vjen në Shqipëri më 22 – 26 shtator 2025, me aktivitete si “Melodies Along the Silk Road” – Koncert me vepra të shquara vokale dhe instrumentale kineze në Elbasan, “Graceful Rhythms in Motion” – Shfaqje e Veçantë e Operës dhe Vallëzimit Kinez në Tiranë, Close as Distant Horizons” – Ekspozitë e Veprave të Piktorëve Kinezë Wu Jun dhe Lin Zhaoyang në Tiranë, si dhe The Taste of China në Tiranë.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 25-28 shtator 2025, Teatri për fëmijë “Zemërimi i shkronjave” te “Teatri i Kukullave” më 27 e 28 shtator 2025, “Një shfaqje magjike” nga Cirku Kombëtar më 27 e 28 shtator, si dhe Promovim i librit për fëmijë “Ku frymojnë ëndrrat fëmijnore” më 23 shtator 2025, Prezantimi i librit për fëmijë “Këpucët prej rëre” më 26 shtator 2025, Shfaqja për fëmijë ‘Perla e Dritës së Detit’ te Pallati Kultures Vlore më 27shtator 2025.

 Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovim i librit “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin” te Muzeu Etnografik, Kavajë dhe në Tiranë, “Ditët e kujtesës – Edicioni Rinor” më 23 shtator 2025, Programi i javës – Filma dhe diskutime nga HBS Tirana më 23 e 25 shtator 2025, Lectio Magistralis “Muzika shqiptare e dhomës e periudhës postmoderniste” më 24 shtator 2025, “Rrëfime Nostalgjike – Pirro Milkani” më 24 shtator 2025, Konferenca shkencore “Gërmime Arkeologjike në Antigone dhe Gjirokastër,Vlerësimi i Trashëgimisë dhe Mundësitë për Turizmin Kulturor” në Gjirokastër më 24 shtator 2025, Outdoor Book Club – “I humburi” nga Fatos Kongoli më 25 shtator 2025, Konferenca Shkencore “Dritëhije” – Tema: “Trashëgimia dhe Arkitektura, dritare në të kaluarën, dyer për të ardhmen” më 26 shtator 2025, Tregime fshati – Nepravishta më 26 e 27 shtator 2025, Takim mbi librin “E dashura ime Sputnik” – Haruki Murakami te Hana Corner Cafe më 27 shtator 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara, ku përmendim “Tiki Bar” Tiranë, CIN CIN, “Juliette Cocktail Bar” Tiranë“Magic Club” Tiranë, “Libraria Bar” Tiranë, “Pepper Lounge” Tiranë, “The Code” Tiranë, Voodoo Rock Pub, MARQUESS etj.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.