Si ndihesh sot?
Lukas Manuel Santana, me shpatullat mbështetur pas derës së qelisë, ia ngul sytë hiçit. Po lind dita e re dhe nuk sjell me vete as edhe një mallkim të shqiptuar me plot gojën.
Të paktën të mos ishte kaq qetësi. Duhet të mbaroj letrën për Beatrisin, mendon i dënuari, sikur të më vinin fjalët.
Zot, mos më sprovo.
Matanë derës, një zë burri, i thellë dhe i shtyrë në moshë, e kujton që duhet të marrë frymë. I zoti i zërit çel dritarezën e derës dhe fut dorën brenda duke kërkuar një kontakt fizik, që nuk ndodh.

– Të thashë të marrësh frymë, përsërit thuajse duke u lutur.
I dënuari orvatet të mbledhë veten. Burri e tërheq dorën dhe kruan diçka, ndoshta ballin, ose qafën.
Në një jetë tjetër, Lukas Manuel Santana pat qenë nxënës i rojës së burgut; asokohe, Xho Klajni pat qenë mësues anglishteje në shkollën e mesme. Tani, burri hap derën dhe zë gjithë pragun me trup.
Zot, mos më sprovo.
Për të blerë librin mund të klikoni më poshtë: