Lexojmë: “Më telefono nëse ke nevojë për mua” nga Raymond Carver

Parathënie
“Janë të fundit”, i shkrova një miku gjatë procesit njëvjeçar të përgatitjes për botim të pesë tregimeve të sapozbuluara të Reimond Karverit. Si poete, dëgjoj gjithashtu në këtë frazë një jehonë “pafundësie”. E megjithatë kjo është gjithçka e re që ka mbetur nga ai zë i jashtëzakonshëm, dëshmia e qartë e ndershmërisë së paepur të tregimeve të tij, të përkthyera në mbi njëzet gjuhë të botës.

Kur Haruki Murakami, romancieri i shkëlqyer dhe përkthyesi në japonisht i Reit, më bëri vizitë bashkë me gruan, Jokon, pas vdekjes së Reit, më zbuloi se ndihej i shoqëruar prej pranisë së Reit dhe tmerrohej prej mendimit se duhet të përfundonte botimin e tij të plotë të punëve të Reit. Tani e kuptoj përzierjen mes kënaqësisë dhe trishtimit që duhet të ketë ndier.

Një lloj kënaqësie të kaplon në këtë përpjekje tonën, kur dëgjon diçka të re që del nga një zë, i cili dukej sikur e kishte lënë këtë tokë, kur gëzohesh prej hyrjes së tij të papritur pasi ka rënë perdja e skenës. Nëse do të gjendej sot, një arkë me dorëshkrimet e Kafkës ose Çehovit, njerëzit do të përlesheshin për të parë se ç’ka brenda. Ne jemi kështu, kureshtarë, nostalgjikë, të etur për hijet e njohura të atyre që admirojmë në letërsi dhe në jetën tonë.

Këto zbulime të punëve të reja janë ndodhi veçanta, por prapëseprapë të lidhura me punët që Rei botoi kur ishte gjallë. Ka një vlerë për ata që du ta gjejnë, sepse kur na pëlqen një shkrimtar, duam lexojmë e të lexojmë prej tij, të njihemi me masën plotë të asaj çka ai apo ajo ka shkruar: transcendenter të papriturën, madje edhe të papërfunduarën. Jemi në gjendje. Kjo vlerë nuk vjen vetëm nga e përgjithshmja por edhe nga gjërat e vogla: fjalitë dhe sintaky njohja apo habia e personazheve, subjekti varg pas vargu i rrëfimit.

Zbulimet e këtyre tregimeve ndodhën në kohë të ndryshme e në vende të ndryshme. I pari ndodhi në mars 1999 në Rixh Haus, Port Anxhelesn Uashington, në shtëpinë ku unë dhe Rei jetonim kura vdiq. Xhei Udruf (Jay Woodruff), një mik dhe redaktor i Esquire, më ndihmoi në këtë proces. I dyti ndodhi në mesin e asaj vere, kur Uilliam L. Stalli (William L Stull) dhe Morin P. Karol (Maureen P. Carroll) burée grua partnerë të bursës Karver, vizituan Koleksionin Uilliam Çarvat (William Charvat) të Letërsisë Amerikane në Bibliotekën e Universitetit Shtetëror të Ohajos. Aty, ndërkohë që zhbirilonin një kuti me dorëshkrime, gjetën dy tregime të plota, të pabotuara Më morën në telefon për të më treguar lajmin, të emocionuar, në ditën e ditëlindjes sime.
Qe bollëk mbi bollëk kur këto dy tregime iu bashkuan të triave që arritëm të gjejmë unë dhe Xhei Për më tepër, ishte një terren mbi të cilin mund të ribotonim tregimet e papërmbledhura të Reit. Shumë prej këtyre shkrimeve qenë botuar më parë te “S’ka heroizma, të lutem” (botuar nga Harvill Press në Britaninë e Madhe dhe nga Vintage Books në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Përpos këtyre tregimeve të pabotuara, e kemi pasuruar edhe më tej këtë libër me katër ese që janë botuar më parë te “Zjarre”, dhe një përzierje poezish e prozash të vitit 1983.

Pak pas vdekjes së Reit, ndërkohë që shkruaja parathënien e “Rrugë e re drejt ujëvarës”, kisha gjetur disa dosje që përmbanin dorëshkrime të shtypura dhe të shkruara me dorë të tregimeve të pabotuara. Në atë kohë nuk isha e sigurt nëse ishin dorëshkrime të përfunduara, ose nëse duhet ta shihnin dritën e botimit, në rast se qenë të tilla. Mendova se para se të merrnim në shqyrtim punët e pabotuara, duheshin përgatitur si fillim gjithë shkrimet e tjera që Rei kishte dashur qartësisht të botoheshin. Do të duheshin nëntë vjet për ta arritur këtë, me botimin e përmbledhjes poetike të Reit, “Të gjithë ne” (Harvill, 1996; Knopf, 1998).

Kishte plot gjëra për të bërë pas vdekjes tejet të parakohshme të Reit në moshën pesëdhjetëvjeçare, në 1988 nga kanceri i mushkërive. Pashë tre prej librave të tij të botoheshin nga shtëpi botuese britanike e amerikane, mbarova “Vendi Karver”, një libër fotografish nga Bob Adelmani dhe dhashë këshilla mbi filmin e Robert Altmanit, Short Cuts, i cili frymëzohej nga nëntë tregime të botuara të Reit. Mora pjesë në prodhimin e tre filmave dokumentarë mbi Rein.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.