Masterclass “RRËFIMTARIA” me regjisorin Samir Karahoda te Kino ARMATA, Prishtinë

Ftesë për pjesëmarrje në Masterclass-in “RRËFIMTARIA” me regjisorin Samir Karahoda

👁‍🗨CIKLOP ju fton të merrni pjesë në Masterclass-in “RRËFIMTARIA”, që do të mbahet më:
🗓13 Nëntor 2025
🕔 Ora 17:00
📍 Kino ARMATA, Prishtinë

🔘Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “RRËFIMTARIA”, pjesë e ciklit të ngjarjeve kulturore dhe edukative që promovojnë fuqinë e rrëfimit dokumentar në art, kulturë dhe shoqëri. Programi synon të krijojë një hapësirë reflektuese dhe edukative për të rinjtë, studentët dhe krijuesit e rinj të filmave dokumentarë, duke ofruar mundësinë e takimit me profesionistë të fushës dhe shkëmbimit të përvojave mbi filmin dokumentar dhe artin si formë rrëfimi, dokumentimi dhe aktivizmi shoqëror.

🔘Ligjërues në këtë Masterclass do të jetë Samir Karahoda – regjisor, fotograf dhe kurator i filmave të shkurtër në DokuFest. Filmat e tij, si “Në Mes” (In Between) dhe “Pa Vend” (Displaced), janë prezantuar në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare si Berlinale dhe Cannes, duke sjellë rrëfime të ndjeshme mbi jetën, identitetin dhe realitetin shoqëror në Kosovë. Përmes gjuhës filmike dokumentuese, Karahoda trajton tema dhe çështje komplekse shoqërore, duke i kthyer rrëfimet dhe historitë lokale në tregime me rezonim universale.

🔘Gjatë Masterclass-it, pjesëmarrësit/et do të kenë mundësinë të:
▫️informohen mbi procesin krijues të filmit dokumentar – nga ideja deri te realizimi;
▫️diskutojnë rolin e filmit dokumentar si mjet ndërgjegjësues dhe avokues;
▫️ndajnë ide, pyetje dhe përvoja me regjisorë dhe profesionistë të filmit dokumentar.

📌Pjesëmarrja në aktivitet është e hapur për publikun / hyrja është pa pagesë.

Projekti “RRËFIMTARIA” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

@ministriaekultures.rks @armataprishtina @samirkarahoda

Rrëfimtaria #CIKLOP #Masterclass #SamirKarahoda #FilmDokumentar #KinoARMATA

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.