Më 29 nëntor të vitit 1924 lindi në Gjakovë, Liza Vorfi, aktore  dhe artiste e njohur shqiptare

Më 29 nëntor të vitit 1924 lindi në Gjakovë, Liza Vorfi, aktore  dhe artiste e njohur shqiptare. Në 1932 familja e saj shpërngulet nga Gjakova  në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”. Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro.

Në vitin 1945 pas çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi kthehet në atdhe dhe i kushtohet jetës kulturër yë vendit të shkatërruar gjatë luftë. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”. Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina te “Borgjezi fisnik”, Beatriçja te drama “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia në “Karnavalet e Korçës”, Marta në dramën “Cuca e maleve”, Mara në  “Përmbytja e madhe” dhe shumë pjesë teatrale dhe filma. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik. vdiq në Tiranë më 30 janar 2011.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.