Sugjerimet e javës nga “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të tetorit dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “Të parët dhe të fundit” me regji nga Marius Dhrami te Teatri Metropol më 14 e 15 tetor 2025, Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë më 16 tetor 2025, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 16-19 tetor 2025, Teatri “Komshinjtë” në tur në Lezhë dhe Berat më 18 e 19 tetor 2025.
Sa i përket filmave e festivaleve të filmave, do të mbahen “Queer Film Marathon Tirana” më 29 shtator – 16 tetor 2025, me programin Filmat e Pedro Almodovar më 13-15 tetor 2025, Festivali i Filmit “Idromeno – Tales of Authencity” Shkodër më 11-18 tetor 2025, Filmat & diskutimet e javës nga “HBS Tirana” më 13, 15, 17, 19 tetor 2025, Golden Films – “Z” nga Costa Gavras më 16 tetor 2025, Filmi “Një pikë gjak” në Tiranë më 16 tetor 2025, si dhe ka nisur aplikimet për “Tirana 48 Hour Film Project”.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Festivali Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë – Edicioni 4” më 14, 15, 17, 17 tetor 2025, Koncert “Vlora në frymën e lirisë” në Vlorë më 15 tetor 2025, “Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve” në Elbasan më 15-17 tetor 2025, “Opera for 1000 Crows” nga “Yunis Music” më 17 tetor 2025, DJ Juliet Fox & DJ Motel Sazani – Folie Electronic më 17 tetor 2025, Koncerti “My Way” nga Olsa Pema në Korçë më 18 tetor 2025, Teknik – Techno day më 19 tetor 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: VR “Missing pictures” te “KubFranceTirana” Piramida, Ekspozita “Nga skutat e skenës së artit” nga Bardhyl Bukri, Ekspozitë “No Art Zone” nga Vladimir & Noel Myrtezai, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozitë me dorëshkrimin origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Rinia, Arti dhe Kujtesa- Kultura Digjitale në Veprim” te Galeria “Zeta” Tiranë, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Grafika.UART” nga studentët e Pikturës, Grafikës te Galeria “Fab” Tiranë, URAT MESDHETARE – BIENALIA E 6-të NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT NË TIRANË, Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozita “Ndjesi” nga Emjona Stasi te Galeria “Nikolet Vasia” Durrës.
Java Kulturore Japoneze do të zgjasë më 12 – 18 tetor 2025, ku do të përmendim Ceremonia e çajit më 14 e 15 tetor 2025, Kinemaja japoneze më 14-16 e 17-18 tetor 2025, Udhëtim kulinar në kuzhinën japoneze më 16 tetor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Takim me autoren Elona Basha në Komsi, Mat më 13 tetor 2025, Libri “Sekreti i fshehur në libra” te Libraria “Leximtari” dhe “Valentini” më 14 e 15 tetor 2025, Teatër për fëmijë “Patat punëtore” në Berat më 15 tetor 2025, “Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 16-19 tetor 2025, Teatri për fëmijë “Vitaminat e jetës” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 18 e 19 tetor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Punëtoria “Rrëfimtaria: një mjet shumëpërdorimësh” me Prof. Wolfram Aichinger më 13 e 15 tetor 2025, Takim “Dritëro Agolli dhe universaliteti në veprën e tij” më 13 tetor 2025, Ditëlindja e Dritëro Agollit te “n’Dritëro” Tiranë më 13 tetor 2025, Takim për botimin në italisht të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” më 14 tetor 2025, Leksion i hapur për dorëshkrimin origjinal të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” më 15 tetor 2025, diskutimet e javës nga “HBS Tirana” më 16 e 18 tetor 2025, “Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime” në Spaç më 18 tetor 2025.
Gent Hazizi – Stand Up Comedy “Pusht..imi” do të mbahet më 15 tetor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!