Përkujtohet në ditëlindjen e tij, regjisori i njohur suedez Ingmar Bergman
Ingmar Bergman konsiderohet si një nga kineastët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Regjisori suedez ishte i veçantë, filmat e tij morën një ton personal dhe hynë thellë në sferat e paeksploruara të psikikës njerëzore. Burimet thonë se pjesa më e madhe e punës së Bergman ishte autobiografike. Mënyra se si ai eksploroi gjendjen njerëzore ishte diçka personale, diçka që nuk mund të kopjohet, transmeton KultPlus.
I famshëm për pamjet e tij nga afër, Bergman kishte thënë një herë: “Fytyra njerëzore është subjekti i madh i kinemasë. Gjithçka është aty.”
Regjisori ka realizuar më shumë se 50 filma në karrierën e tij, shumica prej të cilëve konsiderohen si klasikë sot. Nga eksplorimi i vetvetes tek një marrëdhënie mes dy njerëzve e deri te besimi, regjisori suedez ka eksploruar shumë tema.
Ai me sukses solli në ekran të gjallë ndjenjat për të cilat shumica e njerëzve janë të shqetësuar. Regjisori i lindur më 14 korrik 1918, vdiq më 30 korrik 2007. Sot, në përkujtim të mjeshtrit të regjisorit, ju sjellim pesë nga veprat e tij më të mira:
1.The Seventh Seal (1957)

2.Winter Light (1963)

3.Persona (1966)

4. Cries and Whispers (1972)

5. Fanny and Alexander (1982)./ KultPlus.com
