Në ditën e Pashkëve Katolike AQSHF shfaq filmime të rralla të viteve 30 nga Malësia e Madhe

🌿✨ Gëzuar Pashkët Katolike me këto filmime unike të viteve 30 nga Malësia e Madhe! ✨🌿

Në këtë ditë të shenjtë, ju sjellim një fragment të rrallë filmik nga Malësia e Madhe, i xhiruar mes viteve 1932–1935 nga Burta dhe Elliot Taylor, shtetas amerikanë që jetuan për tre vite në Shqipëri si pjesë e misionit humanitar të Near East Foundation.

Pamjet na çojnë pas në kohë, duke dokumentuar banorët e zonës të veshur me kostumet e tyre të mrekullueshme tradicionale, teksa shkojnë në kishë për të ndjekur ritet fetare, një dëshmi e gjallë e besimit, traditës dhe identitetit kulturor.

Ky koleksion i çmuar, i ruajtur në Library of Congress, iu dhurua Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në vitin 2014 nga bashkëpunëtori i arkivit Ken Weissman.

Një urim për paqe, dritë dhe shpresë, përmes kujtesës së gjallë të historisë sonë filmike. 🕊️

#arkiviqendrorshtetërorifilmit#ministriaeturizmitkulturësdhesportit

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.