Nga Hani i Pazarit në Drenovë: MIK Festival në Korçë me 4 ditë magji artistike, 10-13 Korrik

Korça po bën gati për edicionin e 8-të të MIK Festivalit, një ngjarje vjetore artistike që udhëhiqet nga sopranoja e famshme Inva Mula. Ky festival tre-ditor do të ketë një program të pasur dhe do të zhvillohet në disa vende ikonike të qytetit, duke sjellë së bashku artistë shqiptarë dhe të huaj.

Nata e Parë: Një Hapje Ndërkombëtare
Festivali hapet me një performancë të veçantë nga artisti kinez Guo Gan, i cili do të luajë në Erhu. Atij do t’i bashkohen sopranoja Xia Wang dhe pianisti Genc Tukiçi, duke ofruar një fillim magjepsës për MIK Festivalin.

Nata e Dytë: Homazh për Gaqo Çakon
Mbrëmja e dytë i kushtohet një homazhi për artistin e madh Gaqo Çako. Kjo do të jetë një natë e paharrueshme me interpretimet e Inva Mulës, Kastriot Tushës, dhe Gjergji Manit, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.

Nata e Tretë: Magjia Vjeneze dhe Përmbyllja
Nata e fundit e festivalit do të jetë tërësisht nën frymën vjeneze. Inva Mula, Eno Peçi (koreograf dhe primobalerin i Teatrit të Vjenës), dhe Adela Muçollari do të performojnë me tingujt e orkestrës simfonike të ushtrisë. Festivali do të mbyllet me një performancë të sopranos Norma Sereni.

Vende Historike Dhe Artistike
MIK Festivali nuk do të kufizohet në një vend të vetëm; ai do të shtrihet nëpër disa lokacione të ndryshme të Korçës, duke përfshirë Hanin e Pazarit, Teatrin “Çajupi”, Drenovën, Vithkuqin, dhe shumë vende të tjera, duke shfrytëzuar bukurinë dhe historinë e qytetit.

Almanart