Nga Murakami te Can Xue – kush është më afër Nobelit për letërsi këtë vit?

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2025 do të shpallet ditën e enjte, më 9 tetor. Siç ndodh gjithmonë disa prej dashamirësve të letërsisë po hetojnë parashikimet e basteve britanike, të cilat gjithmonë ofrojnë një perspektivë interesante edhe pse shpesh të paparashikueshme për fituesin e mundshëm.

Fituesi i Nobelit në Letërsi  nderohet me prestigjin më të madh ndërkombëtar, gjithashtu përfiton një çmim prej 11 milionë kronash suedeze, ose rreth 1.2 milion dollarë amerikanë aktualisht.

Favoritët kryesorë

Lista e këtij viti përfshin emra të njohur. Shkrimtari australian Gerald Murnane kryeson tabelën e basteve, pas dy viteve në listën e tre të parëve në parashikime.  

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai e ndjek nga pas, duke mbetur një nga emrat më të fortë sipas basteve.  Një tjetër surprizë e madhe është meksikanja  Cristina Rivera Garza, e cila për herë të parë renditet në vendin e tretë, duke lënë të hapur mundësi për fitues të paparashikueshëm.

Gerald Murnane

Can Xue, që kishte dominuar listat për dy vitet e fundit, ka rënë nga pesëshja e parë, ndërsa Margaret Atwood duket se po humbet terren. Alexis Wright shfaqet gjithashtu në rritje, duke tërhequr vëmendjen e njohësve të letërsisë.

Si zakonisht, Haruki Murakami, Mircea Cărtărescu dhe Thomas Pynchon qëndrojnë lart në parashikimet e basteve, duke treguar konsistencën e famës dhe popullaritetit të tyre ndërkombëtar. Michel Houellebecq, Jamaica Kincaid, Salman Rushdie dhe Anne Carson paraqesin mundësi për surpriza të mëdha.

Cristina Rivera Garza

Në mesin e kandidatëve të tjerë të përmendur janë César Aira, Karl Ove Knausgaard, Colm Tóibín, Ersi Sotiropoulos, Péter Nádas dhe Pierre Michon. Ndërkohë, Raul Zúrita, Helle Helle, Isabel Allende, Ko Un, Milton Hatoum dhe Yoko Taëada përfaqësojnë një gamë të gjerë ndikimesh kulturore dhe gjeografike. Autore të tjera si Elena Poniatoëska, Homero Aridjis, Joyce Carol Oates dhe Ludmila Ulitskaja mbeten gjithashtu kandidatë të mundshëm për një vit surprizash.

Kuriozitetet e basteve përfshijnë edhe figura të pazakonta për çmimin, si Paul Simon dhe Stephen King, të cilët nuk priten të fitojnë, por shtojnë një element argëtues dhe të paparashikueshëm në listë.

Cristina Rivera Garza

Por siç ka ndodhur vitin e kaluar me fituesen Han Kang, e cila kishte kuota 33/1, gjithçka mbetet e hapur. Fituesi i Nobelit mund të jetë dikush i pritshëm ose një surprizë totale. Për dashamirësit e letërsisë dhe të basteve, dita e Enjte,  do të shpallë  se kush do të marrë çmimin më të madh në letërsinë ndërkombëtare.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.