‘One Battle After Another’ shpallet filmi më i mirë, Michael B. Jordan dhe Jessie Buckley triumfojnë në aktrim – Lista e plotë

Filmi “One Battle After Another” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit të këtij viti, duke marrë disa nga çmimet kryesore të mbrëmjes, përfshirë “filmi më i mirë” dhe “regjisori më i mirë”, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Filmi ka fituar gjithashtu çmime në kategori të tjera të rëndësishme, duke u konfirmuar si një nga produksionet më të suksesshme të vitit në industrinë e filmit.

Ndërkohë, aktori Michael B. Jordan ka fituar çmimin “aktori më i mirë” për rolin e tij në filmin “Sinners”, duke marrë kështu “Oscarin” e parë në karrierë. Në kategorinë “aktorja më e mirë”, ka triumfuar Jessie Buckley për interpretimin e saj në filmin “Hamnet”.

Çmimi i parë i mbrëmjes u dha për Amy Madigan, e cila ka fituar në kategorinë “aktorja më e mirë në rol dytësor” për filmin “Weapons”.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte fitorja e regjisorit Ryan Coogler për “skenarin më të mirë origjinal” me filmin “Sinners”, i cili hyri në garë me plot 16 nominime, një rekord për këtë vit.

Më poshtë është lista e plotë e fituesve të Oscarëve 2026:

Filmi më i mirë
“One Battle After Another”

Aktori më i mirë
Michael B. Jordan, nga filmi “Sinners”

Aktorja më e mirë
Jessie Buckley, nga filmi “Hamnet”

Aktori më i mirë në rol dytësor
Sean Penn, nga filmi “One Battle After Another”

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Amy Madigan, nga filmi “Weapons”

Regjisori më i mirë
Paul Thomas Anderson, nga filmi “One Battle After Another”

Kënga më e mirë origjinale
“Golden”, nga filmi “KPop Demon Hunters”

Muzika më e mirë origjinale
Ludwig Göransson, nga filmi “Sinners”

Filmi më i mirë i animuar
“KPop Demon Hunters”

Filmi më i mirë ndërkombëtar
Sentimental Value (Norvegji)

Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë
Mr. Nobody Against Putin

Kasti më i mirë (kategoria e re)
Cassandra Kulukundis, nga filmi “One Battle After Another”

Zëri më i mirë
“F1”

Kinematografia më e mirë
Autumn Durald Arkapaw, nga filmi “Sinners”

Skenari më i mirë origjinal
Ryan Coogler, nga filmi “Sinners”

Skenari më i mirë i adaptuar
Paul Thomas Anderson, nga filmi “One Battle After Another”

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (live action)
“The Singers” dhe “Two People Exchanging Saliva”

Filmi më i mirë i shkurtër i animuar
“The Girl Who Cried Pearls”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtër
“All the Empty Rooms”

Efektet vizuale më të mira
Avatar: Fire and Ash

Skenografia më e mirë
Frankenstein

Montazhi më i mirë
Andy Jurgensen, “One Battle After Another”

Grimi dhe flokët më të mirë
“Frankenstein”

Kostumografia më e mirë
“Frankenstein”

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.