Pamje të rralla të Tiranës në vitin 1914 nga xhirime austriake të ruajtura në AQSHF

Sot, 106 vite më parë, me vendimin e Kongresit të Lushnjës, Tirana u shpall Kryeqytet i Shqipërisë. Një moment historik që shënoi fillimin e një kapitulli të ri për shtetin shqiptar.

Nga një qytet i vogël me rrënjë të thella historike, Tirana u shndërrua në zemrën politike, administrative dhe institucionale të vendit. Në këto më shumë se një shekull, ajo është rritur dhe transformuar në qendrën kryesore ekonomike, financiare, arsimore dhe kulturore të Shqipërisë.

Si kryeqytet, Tirana ka qenë dëshmitare e zhvillimeve më të rëndësishme historike të vendit, nga konsolidimi i shtetit shqiptar, periudhat e vështira, deri te proceset e modernizimit dhe integrimit europian. Sot ajo është një hapësirë dinamike ku ndërthuren tradita dhe bashkëkohorja, memoria historike dhe vizioni për të ardhmen.

Tirana nuk është vetëm selia e institucioneve shtetërore; ajo është motori ekonomik i vendit, qendra më e madhe e sipërmarrjes, inovacionit, arsimit universitar dhe jetës kulturore. Një qytet që vazhdon të rritet, të ndryshojë dhe të frymëzojë.

106 vite Kryeqytet – 106 vite histori, ilustrojmë sot me këtë xhirim të vitit 1914 nga kineastët austriakë që e ruajmë edhe në fondin arkivor të AQSHF-së. Tirana106 #Kryeqyteti #HistoriShqiptare #Tirana #Shqipëria

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.