“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e fundit të muajit korrik dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Festa e Gurit të Kamjes, Pogradec më 28 korrik 2025, Koncert nga Kuarteti “TOGHA” i Orkestrës Simfonike te Forcave të Armatosura te TKOB më 28 korrik 2025, “El Summer Fest” në Elbasan më 28 korrik 2025, Albanian Night te “Soma Vinyl Station” Tiranë më 30 korrik 2025, Programi i Porto Palermo Festival – Edicioni i 5-të te Kalaja e Porto Palermos, Himarë më 31 korrik deri më 3 gusht 2025 e për të vijuar në javët në vijim, Festivali VALA FEST 2025 në Sarandë, Shëtitorja “Naim Frashëri” më 1 e 2 gusht 2025, FRESH SUMMER 2025 në Pogradec më 3 gusht 2025, Electronic Boat Adventure nga Liro Hotel x Aquamarine Adventure te Porti i Vlorës më 3 gusht 2025.
Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Shfaqja e komedisë “Pallati 176” te Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave më 28 korrik 2025, Film “The cyberbully” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 29 korrik 2025, si dhe kinamatë verore “Open Air Tirana”, “Chateau Fasel” Tiranë, “Open Sky” Pogradec, si dhe “Kinomeer” Sektori Rinia, Durrës.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Eksperienca VR të ndryshme në “KubFranceTirana”, Ekspozita personale “Fllad Vere” nga Mario Shemaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “WeBalkansPhotoExhibition” në Tiranë pranë “Europe House”, Ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala hesht” te “Tek Bunkeri” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Solitude vs Fanstasy” nga Xhelsina Petritaj te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “MOTHER NOT AN ARTIST ARTIST NOT A MOTHER” nga Albe Hamiti te Bazament Art Space, Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD Kryeministri, Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Shot/Reverse Shot” nga fotografi Barry Lewis, “Performative Exhibition #5 – Lyhnida – The Lake of Light” te Galeria e Artit Pogradec, Ekspozitë nga artistë të ndryshëm te Galeria e Artit Shkodër, Hapja e ekspozitës “Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 te Galeria e Bregdetit.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takim informativ me kineastët shqiptarë te “HangArt” Kinostudio më 29 korrik 2025, Takimi i radhës i Dua Libri – “Burimi i Jetës” nga Ayn Rand më 29 korrik 2025, Takim “Vrima e Kopiles – një arsyetim etnolinguistik i toponimit” te “Berk” Tiranë më 29 korrik 2025, Simfoni në bregdet te plazhi i Semanit Fier më 30 korrik 2025, Në pritje të “Lin Festival” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 30 korrik 2025, Takim “Vdekja e Natyrës, nënshtrimi dhe përkujdesja” te “Berk Botime” Tiranë më 30 korrik 2025, Sesion Informues – Programi MEDIA i Creative Europe te Europe House Tirana më 31 korrik 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore, ku vlen të përmenden: Joro club afro beats – live set nga RAMU te Lost Seaside Sarandë, DJ GEMINO te Bianco Ksamil Islands, Live music nga JAY SANTOS te Mulino Ksamil, Festa e miqësisë në Gjirokastër, Live music nga Alban Nimani & Dren Abazi te TIKI Green Coast, Palasë, The Soundgarden – Sundance te Folie Marine, Jalë, Summer line up me ARODES – SECRET 47 & NOKI – CAIIRO – DA CAPO te Cinco Cavalli Summer, Summer Line-Up te Flow Beach Club, Batos Marina Bay – DJ Stryk nga Keinemusik.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!