Privacy Policy

Politika e Privatësisë

31.07.2025

“Almanart” vlerëson privatësinë tuaj dhe mbron me përkushtim të dhënat tuaja personale. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe ruajmë informacionin tuaj kur përdorni aplikacionin tonë dhe website (“Almanart”).

Kjo politikë ju informon se si “Almanart” mbledh dhe përdor të dhënat personale të përdoruesve, vizitorëve etj, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Almanart” disponon website dhe mobile app, nëpërmjet së cilave mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët,bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, në lidhje me shërbimet që ofron.

Objekti i politikave të privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web dhe mobile app, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar.

“Almanart” kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Siguria

“Almanart” siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Informacioni që mbledhim

Kur përdorni “Almanart”, mund të mbledhim llojet e mëposhtme të informacionit:

  • Të dhënat personale: Emri, numri i telefonit dhe fotot e profilit.
  • Të dhënat e vendndodhjes: Vendndodhja e pajisjes suaj.
  • Të dhënat e përdorimit: Informacion rreth mënyrës se si e përdorni aplikacionin, duke përfshirë ndërveprimet dhe preferencat tuaja.
  • Informacioni i pajisjes: Detaje rreth pajisjes suaj, si p.sh. versioni i sistemit operativ dhe i aplikacionit.
  • Përmbajtja e Përdoruesit: Tekstin, dokumentet, dhe informacione të tjera që keni ngarkuar, hedhur, ose transmetuar përmes Shërbimeve dhe/ose Softuerit tonë.

Përdorimi i informacionit tuaj

Ne përdorim informacionin e mbledhur për:

  • Të lehtësuar procesin e blerjes së biletave.
  • Të dhënë rekomandime të personalizuara dhe përmirësuar përvojën tuaj.
  • Dërgimin e emaileve të drejtpërdrejta të marketingut dhe ofertave të veçanta nga “Almanart” dhe bashkë-organizatorë, pëlqiminme të cilat mund ta anuloni në çdo kohë.
  • Të dërguar njoftime për blerjet e biletave tuajadhe përditësime rreth aplikacionit.

 

Ndarja e informacionit tuaj

Ne nuk i transferojmë apo shesim të dhënat tuaja personale. Megjithatë, ne mund të ndajmë informacionin tuaj me:

  • Bizneset për të menaxhuarblerjet e biletave.
  • Autoritetet nëse kërkohet me ligj.

 

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

  1. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme
  2. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime
  3. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim
  4. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar
  5. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur

“Almanart” merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

 

Të drejtat tuaja të privatësisë

Ju keni të drejtë të:

  • Azhornoni dhe rishikoni të dhënat tuaja personale.
  • Përditësoni ose fshini informacionin tuaj.
  • Tërhiqni pëlqimin tuaj për përdorim specifik të të dhënave.

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në aalmanart@gmail.com

 

Privatësia e fëmijëve

Aplikacioni ynë nuk duhet të përdoret nga fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe ne nuk mbledhim të dhëna personale prej tyre.

 

Ndryshimet në këtë dokument

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë të privatësisë. Çdo ndryshim do të postohet në website dhe aplikacion me datën e nisjes së zbatimit.

 

E drejta për t’u ankuar

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.

Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale:

Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.

www.idp.al

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.