Quentin Tarantino thotë se David Fincher është regjisori më i mirë i të gjitha kohërave

Një nga regjisorët më të mëdhenj të kinemasë moderne, David Fincher, lindi më 28 gusht 1962 në Denver, Colorado. I njohur për stilin e tij unik dhe qasjen perfeksioniste, Fincher ka sjellë në ekran disa nga filmat më ikonikë të dekadave të fundit si Se7en, Fight Club, Zodiac, The Social Network dhe Gone Girl.

Me tre nominime për Oscar dhe dhjetëra çmime ndërkombëtare, ai konsiderohet si një mjeshtër i tensionit psikologjik dhe narrativës vizuale. Së fundmi, emri i tij lidhet me projektin gjigant The Adventures of Cliff Booth, ku ai do të ulet në karrigen e regjisorit mbi një skenar të Quentin Tarantino-s.

Quentin Tarantino, një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, së fundmi ka qenë i ftuar në podcast-in “The Church of Tarantino”, ku ka folur për projektet e tij dhe mbi regjisorin që ai e konsideron më të mirin.

Gjatë bisedës, Tarantino tregoi se filmi i tij i radhës do të quhet “The Adventures of Cliff Booth”, një histori që e zhvillon më tej botën e “Once Upon a Time in… Hollywood”, duke u fokusuar tek personazhi i Brad Pitt, Cliff Booth.

Për këtë film, ai ka shkruar skenarin, por nuk ka vendosur të ulet në karrigen e regjisorit, duke ia lënë këtë rol një emri tjetër të madh të kinemasë.

Tarantino e bëri të qartë se personi që ai e sheh si regjisorin më të mirë të kohës është David Fincher, të cilin e vendos në një nivel të barabartë me veten.

“Mendoj se David Fincher është regjisori më i mirë. Mendoj se unë dhe David Fincher jemi regjisorët më të mirë”, tha ai.

Tarantino shtoi se fakti që Fincher pranoi të përshtatë veprën e tij tregon një respekt dhe seriozitet të madh ndaj punës së tij, diçka që për të ka shumë rëndësi.

Filmi “The Adventures of Cliff Booth” tashmë është blerë nga Netflix dhe pritet të sjellë një bashkëpunim të shumëpritur mes një prej skenaristëve më të njohur në botë dhe njërit prej regjisorëve më të vlerësuar të Hollywoodit, David Fincher.

“10 filmat e David Fincher-it që duhet t’i shohësh”

The Curious Case of Benjamin Button (2008) – skena me motoçikletë në rrugën e hapur.

Se7en (1995) – Brad Pitt në momentin ikonik me kutinë (“What’s in the box?”).

Gone Girl (2014) – Ben Affleck pranë posterit “Missing”.

The Social Network (2010) – festa me Mark Zuckerberg (Jesse Eisenberg).

Mank (2020) – silueta e Gary Oldman si Herman J. Mankiewicz.

The Girl with the Dragon Tattoo (2011) – Rooney Mara si Lisbeth Salander.

The Curious Case of Benjamin Button (2008) – skena me çiftin pranë pemës.

Fight Club (1999) – momenti final para dritareve, Edward Norton & Helena Bonham Carter.

The Game (1997) – Michael Douglas përballë kukullës së frikshme.

Zodiac (2007) – Jake Gyllenhaal dhe Mark Ruffalo, hetuesit e rastit Zodiac.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.