Ky dokument përshkruan kushtet dhe rregullat për përdorimin e “Almanart, në pronësi dhe menaxhim të “Gjyljana Bakalli PF”, me seli në Tiranë:

  1. Pranimi i kushteve

Duke instaluar dhe përdorur aplikacionin “Almanart”, ju pranoni në mënyrë të qartë këto “Terma të ofrimit të shërbimit”. Nëse nuk pajtoheni me kushtet, ju lutemi mos përdorni website dhe app.

  1. Përshkrimi i shërbimit

“Almanart” shërben si një platformë elektronike për promovimin e eventeve kulturore kudo në Shqipëri, për të promovuar turizmin kulturor të vendit, si dhe ofron shitjen e biletave të eventeve.

“Almanart” nuk organizon vetë të gjitha eventet e promovuara, por shërben si platformë për promovimin e tyre.

Në rastet e eventeve ku “Almanart” është organizator apo merret me shitjen e biletave, do të jetë e dallueshme nga përdoruesit e platformës.

  1. Krijimi dhe përdorimi i llogarisë

Për të përdorur funksionalitete të caktuara, përdoruesi duhet të krijojë një llogari me të dhëna të sakta personale (emër, email, numër telefoni, etj.).

Përdoruesi mban përgjegjësi për:

  • Saktësinë e të dhënave të dhëna;
  • Ruajtjen e fjalëkalimit;
  • Veprimet e ndërmarra përmes llogarisë së tij.
  1. Politikat për blerjen e biletave
  • Të gjitha blerjet e biletavejanë të vlefshme vetëm pas konfirmimit nga ofruesi i shërbimit.
  • Blerësi do të pajiset me biletën e tij online, me QR code përkatës, që do të skanohet para hyrjes në eventin përkatës nga stafi i “Almanart”.
  1. Pagesat, komisionet, anullimet, kthimet
  • Pagesat, kur aplikohen, mund të kryhen përmes partnerëve të pagesave onlinesi POK etj. ose cash.
  • Të gjitha blerjet e bëra përmes platformës i nënshtrohen një tarife fikse që zbulohet në momentin e blerjes, por jo gjithmonë. Ky është një vendim i marrë nga Organizatori i Eventit, por nëse tarifa i ngarkohet përdoruesit, ajo do të jetë e dukshme në kartë.
  • Të dhënat e kartës bankare nuk ruhen nga “Almanart”, por menaxhohen nga procesues të certifikuar sipas legjislacionit në fuqi.
  • Nëse një organizator eventi duhet të anulojë ose riplanifikojë një event për të cilin janë blerë bileta përmes platformës, “Almanart” do të njoftojë blerësit e biletavedhe do t’i informojë ata për mundësinë për të kërkuar rimbursimin e blerjes së tyre brenda 15 ditëve.
  1. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave

“Almanart” përpunon të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), kur është e aplikueshme.

Për më shumë informacion lexoni Politikën e privatësisë”.

  1. Pronësia intelektuale

Të gjitha përmbajtjet në “Almanart” (logo, dizajn, tekste, funksione) janë pjesë e pronësisë intelektuale të “Gjyljana Bakalli PF” dhe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen apo përdoren pa leje në formë të shkruar.

  1. Përgjegjësia ligjore

“Almanart” nuk mban përgjegjësi për:

  • Cilësinë apo saktësinë e shërbimeve të ofruara nga palët e treta;
  • Humbje ekonomike, vonesa, dëmtime apo pasoja që rrjedhin nga përdorimi i shërbimit të rezervuar.
  1. Ndryshime në termat e ofrimit të shërbimit

“Almanart” mund të përditësojë këto Terma periodikisht. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas publikimit në aplikacion dhe/ose pas njoftimit për përdoruesit.

  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Çdo mosmarrëveshje që lind nga përdorimi i “Almanart” apo këtyre Termave do të zgjidhet:

  • Së pari, me marrëveshje mes palëve;
  • Në mungesë të një zgjidhjeje me mirëkuptim, përmes gjykatës kompetente në Republikën e Shqipërisë.
  1. Kontakt

Për çdo paqartësi, sugjerim apo ankesë, ju lutemi na kontaktoni:

Email:aalmanart@gmail.com

Tel: 0697967208

Data e fundit e përditësimit: 31.07.2025

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.