Rolling Stones rikthehen me albumin e ri pas 18 vjetësh

“The Rolling Stones” do të sjellë një surprizë për ndjekësit, një album që pritet të publikohet muajin e ardhshëm, me prurje të reja muzikore pas më shumë se 18 vitesh mungesë.

Gjatë lançimit në Londër, pjesë e së cilës ishin Keith Richards, Ronnie Wood dhe këngëtari kryesor Mick Jagger, ky i fundit dha më tepër detaje gjatë një deklarate.

“Ne jemi këtu për të prezantuar këngën tonë të re, e cila quhet ‘Angry’, projekti i parë muzikor albumi ynë i ri, i quajtur ‘Hackney Diamonds’, kjo është arsyeja pse ne jemi në Hackney dhe që do të dalë më 20 tetor”, tha Mick Jagger, këngëtari i grupit “Rolling Stones”.

“Hackney Diamonds”, është albumi i parë i grupit anglez që nga vdekja e bateristit Charlie Watts dhe i pari që përmban materiale origjinale që nga “A Bigger Bang” i vitit 2005.

Në fragmentet e zbuluara, kënga e parë i referohet ngjarjeve të ndodhura në lagjen historike të klasës punëtore në lindje të Londrës.

Ky do të jetë albumi i parë në studio i grupit që nga “Blue & Lonesome” i vitit 2016.

Vitin e kaluar, Stones udhëtuan nëpër Europë për turneun e tyre të 60-vjetorit, i cili u ndal në qytete duke përfshirë Madridin, Milanon dhe Mynihun, si dhe një performancë në festivalin e verës britanike në Londër.

Pas vdekjes së Wats, vendin e tij në bateri e zuri Steve Jordan, i cili ishte pjesë e turneut.

Charlie Watts, bateristi legjendar dhe një nga themeluesit e Rolling Stones, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Grupi legjendar britanik, The Rolling Stones vlerësohet njëri prej më të suksesshmëve në muzikë, me shitje rekord të 200 milionë incizimeve.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.