Shfaqja “Andrra e jetës”, premierë me regji nga Anila Balla në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja teatrore “Andrra e jetës”, e frymëzuar nga poema me të njëjtin titull e Ndre Mjedës, do të ngjitet premierë më 4 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjinë dhe përshtatjen e ka realizuar Anila Balla, e cila sjell një qasje të re dhe guximshme mbi veprën klasike.

Nën interpretimin e Ermela Rurit, Joana Omerajt dhe Eva Gjikës, publiku do të përjetojë jetën e një familjeje shqiptare në një qoshe të vogël shtëpie, ku ëndrrat dhe shpresat përplasen me realitetin. Personazhet Trina dhe Zoga mishërojnë dritën e së ardhmes, ndërsa Lokja (nëna) mbetet rrënja e fortë që mban jetën e përditshme. Një natë e veçantë sjell lajme që do të ndryshojnë fatin e tyre, duke e kthyer historinë në një dramë të zjarrtë, ku zgjedhjet marrin peshën e flakës.


” Andra e jetës ”

Bazuar mbi poemën “Andrra e jetës” nga Ndre Mjeda. Regjia dhe përshtatja nga Anila Balla.

Me: Ermela Ruri, Joana Omeraj dhe Eva gjika.

Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli me Ka | Çak.

🗓️ Premierë më: 4 Shtator / Ora 20:00

🗓️ Si dhe më datë: 5, 6, 7 Shtator
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Në një qoshe shtëpie, mes ëndrrash të pakënduara, jetojnë Trina dhe Zoga, të mbështjella me ngjyrën e shpresës.
Pranë tyre rri Lokja, nënë dhe mur, rrënjë e fortë në tokën e përditshmërisë.

Ditët rrëshqasin si ujë i qetë, derisa Lokja kthehet një mbrëmje me dy fjalë që peshojnë botë:
Një lajm për Trinën.
Një lajm për Zogën.

E ëmbël apo therëse, kjo është nata kur ëndrrat ndeshen me realitetin.
Kur shtëpia vogël bëhet skenë, dhe jeta, një dramë ku zgjedhjet djegin si flakë.

Trailer i shfaqjes “Andrra e jetës”:

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.