Snarky Puppy në Mitrovicë, zbuloni datën

Snarky Puppy në Kosovë

Pjesë e Festivalit të Jazz në Kosovë

Qyteti i Mitrovicës do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit 2026.

Fituesit e pesëfishtë të Grammy Awards dhe një nga formacionet më të rëndësishme globale të jazz-it bashkëkohor, Snarky Puppy, do të performojnë live në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, në koncertin e tyre të vetëm në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e turit evropian 2026.

Turneu përfshin disa nga metropolet kryesore kulturore të Evropës, si Paris, Copenhagen, Stockholm dhe Helsinki, duke e vendosur Mitrovicën në të njëjtën hartë koncertesh me qendrat më të rëndësishme të muzikës live në kontinent.

I njohur për energjinë e fuqishme në skenë dhe virtuozitetin instrumental, Snarky Puppy ndërthur jazz, funk, rock dhe elemente të muzikës botërore, duke zgjeruar vazhdimisht kufijtë e jazz-it modern. Koncerti në Mitrovicë pritet të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për adhuruesit e muzikës live dhe ta shndërrojë qytetin në një pikëtakim të rëndësishëm për skenën e jazz-it në rajon.

Snarky Puppy është një grup amerikan xhaz-fusion i udhëhequr nga basisti Michael League. I themeluar në vitin 2004.

Me këtë emër të madh në program, “Mitrovica International Jazz Days” konfirmon aspiratën për ta vendosur Kosovën në hartën e festivaleve prestigjioze evropiane të muzikës.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.