“SOS” shpallet fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”

“SOS” nga Anita Morina ka fituar çmimin kryesor, atë të kategorisë kombëtare, në edicionin e 24-t të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Për më shumë se një javë rrëfime kinematografive nga të katër anët e botës janë shfaqur në Prizren duke e rikthyer qytetin në një kinema të hapur. Përtej përmbajtjes së filmave, “DokuFesti” tashmë është pikë referuese e Kosovës dhe Ballkanit sa i përket botës së kinematografisë.

LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE:

Çmimi i distribuimit – “Ndera”, nga Endrit Qarolli

Çmimi i publikut – “Palace of Youth”, nga Maddie Gwin

Çmimi për filmin më të mirë nga të rinjtë – “Coexistence My Ass”, nga Amber Fares

Mirënjohje speciale në kategorinë The Green Dox -“May the Soil Be Everywhere”, nga Yehui Zhao

Çmimi i kategorisë The GREEN DOX” – “Shifting Baselines”, nga Julien Elie

Çmimi i kategorisë për të drejtat e njeriut – “My Dear Theo”, nga Alisa Kovalenko

Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër – “Blue Heart”, nga Samuel Suffren

Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar – “We Were the Scenery” nga Christopher Radcliff

Çmimi për kategorinë e filmit të gjatë dokumentar – “Action Item” nga Paula Ďurinová 

Mirënjohje speciale e kategorisë  “Balkan Dox – “Antigona” nga Ibër Deari dhe Mirsad Abazi

Çmimi i kategorisë “Best Balkan Short Dox” – “Merging Bodies” nga Adrian Paci

Mirënjohje speciale e kategorisë “Balkan Dox” – “Soil and Wings” nga Stefan Malesheviq.

Çmimi i kategorisë “Balkan Dox” – “A Strange Colour of Dream” nga Yasemin Akinci

Çmimi i kategorisë kombëtare – “SOS” nga Anita Morina

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.