Filma, Teatër, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 16 dhe 22 shkurt 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Komedia “OBOBO PO UNË SE DINJA!” te Teatri i Korçës më 16, 17, 18, 19, 21 shkurt 2026, Teatri “Të divorcuarat” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 15-17 shkurt 2026, Teatri “Duke pritur djalin” nga Anila Balla në Tiranë më 17 shkurt 2026, Ditët e Kujtesës 2026 – Performanca “Manual rrëzimi” më 19 shkurt 2026, Shfaqja “Amaneti Tylit” nga Daja dhe Nipi te Teatri “Migjeni” në Shkodër më 19-22 shkurt 2026, Teatri “Djali” nga Florian Zeller më 19-22 shkurt 2026, Teatri “Eksodi” nga Jurgen Dervishi më 20-22 shkurt 2026.
Sa i përket filmave, do të shfaqen Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit shkurt, Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Kinema Maks Velo gjatë muajit shkurt, Programi i muajit shkurt në Vila 31 x Art Explora me flmin për Alfred Hitchcock më 17 shkurt 2026, “Për ty Kosovë” te “Tek Bunker” më 18 shkurt 2026.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert festiv “Pavarësia e Kosovës” në Lezhë më 16 shkurt 2026, “Brezi i lirisë” te TKOB më 17 shkurt 2026, Performancë artistike Ismail Kadare “Për ty” te Holli koncertor i Teatrit të Operas dhe Baletit më 18 shkurt 2026, Koncert vokal simfonik “Magjia e Disney-t” në TKOBAP më 19 e 20 shkurt 2026, Beethoven Tirana 2026 te Universiteti i Arteve më 19 shkurt 2026.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, VR “Insider Outsider” nga Henry Darger te “KubFranceTirana”, Ekspozita “17 shkurti” te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “MAMA – Mother Nature” te “COD Kryeministri”, “Tuneli i kujtesës – Tirana 1920-2026”, Ekspozita “Konstelacion” nga Joana Dhiamandi te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” nga Besnik Grainca te “Tulla Culture” Tiranë, Ekspozitë vetjake “Lakuriq” nga artisti Oltsen Gripshi te GOCAT, Piramida, Tiranë, Ekspozita “Images from Asia” në Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Plen Air 11” në Shkodër, Ekspozita “Zgjohu me gjela” nga Arianit Lakna te Galeria “Oda” Shkodër, Ekspozita “Vlora” nga Altin Serani në Vlorë.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Performanca “Familja Adams” te Teatri i Kukullave më 16 e 17 shkurt 2026, “Rosaku i shëmtuar” te Teatri i Kukullave më 21 e 22 shkurt 2026, Inteligjenca artificiale nga “Cirku Kombëtar” më 21 e 22 shkurt 2026, si dhe priten aktivitete nga Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë dhe Teatri “Metropol” Tiranë.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Diskutim libri “Sekretet e gjenive të biznesit” te One Connection Hub, Piramida, Tiranë më 19 shkurt 2026, Mbrëmje poetike me Gabriela Mujaj, Stefan Çapalikun, Vladimir Dodajn më 19 shkurt 2026, Promovimi i revistës muzeologjike “Dritëhije” te Muzeu “Shtëpia me Gjethe” më 20 shkurt 2026, Masterclass Vokal me Gëzim Myshketa dhe Davide Luciano nga Teatri i Operës, Baletit më 16 e 17 shkurt 2026, Workshop për adhuruesit e videolojërave me Firdeus Kasaj te KubFranceTirana më 19 shkurt 2026.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



