“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e parë të muajit shtator dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Testamenti i ri” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 10-13 shtator 2025, Teatri “Miu griosh” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 12-14 shtator 2025, Shfaqja “Marmelladov” nga Xhino Musollari te Teatri Metropol më 12-14 shtator 2025.
Sa i përket filmave e festivaleve të filmave, do të mbahen “Tirana European Youth Film Festival – Edicioni 3” më 5-10 shtator 2025 pranë Qendrës së Artit “Agimi” dhe “Open Air” Tiranë, si dhe filmat pranë “Semafori Studio Shop” Tiranë.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Festa e miqësisë në Tiranë më 5-8 shtator 2025, “Lake Festival Zogaj” – Dita 1 dhe Dita 2 më 10 e 11 shtator 2025, Koncert i Orkestrës Simfonike të RTSH – Pjesë nga Dvorak & Schubert më 12 shtator 2025, Live koncert nga MORAD në Tiranë më 12 shtator 2025, “Festivali i Muzikës dhe Valleve” në Durrës më 13 shtator 2025, si dhe “Scorpions” në Tiranë më 14 shtator 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Eksperienca VR “IMPULSE: Playing with Reality” te KubFranceTirana, Ekspozita “Genius Loci — shpirti i vendit” te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Avatar City” nga Dritan Nasi, Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri te “COD Kryeministri”, Ekspozita “Uncorrupted conflicts” nga Eltjon Valle te Galeria “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozita “Struktura të papajtueshme” nga Majlinda Kelmendi te Galeria “Oda” Shkodër, Ekspozitë fotografike nga fotografi Fabrizio Loiacono në Durrës, Ekspozitë personale e Shpresa Milaqi Bajko në Galerinë “Nikolet Vasia” Durrës.
Java Kulturore e Malit të Zi do të ketë aktivitete si: KONCERT PIANO SOLO – TRANSCENDENCË NGA KARLO GJURGJEVIĆ, EKSPOZITË DOKUMENTESH “PËRFAQËSITË KONSULLORE TË MALIT TË ZI 1880-1914” NGA ARKIVI SHTETËROR I MALIT TË ZI, EKSPOZITË LIBRASH TË VJETËR, HARTASH DHE KARTOLINASH QË TRAJTOJNË TEMËN E SHQIPËRISË NË SHEKULLIN XIX DHE NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX NGA BIBLIOTEKA KOMBËTARE “DURDE CRNOJEVIĆ”, si dhe SHFAQJE TEATRALE “THE VIRGIN CASE” NGA TEATRI MBRETEROR MALAZEZ “ZETSKI DOM”.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Princeshat dhe Bizelja Magjike” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 13 e 14 shtator 2025, si dhe “Një shfaqje magjike” nga Cirku Kombëtar më 13 e 14 shtator 2025.
Stand up comedy “Punë e brendshme” te “Tunel Terrace” Tiranë do të mbahet më 11 shtator 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Lexojmë së bashku nga Klubi i Librit “Dua Librin” për Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit më 8 shtator 2025, Diskutim libri “Krenari dhe Paragjykim” nga Klubi i Librit, Berat më 9 shtator 2025, Eventet e muajit shtator te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë më 11 shtator 2025, “Love on pop – Bisedë me Alma Bektashin” te “Soma Vinyl Station” Tiranë më 12 shtator 2025, Takim “Trashëgimia për përfshirjen sociale” te “MuzehLab” Durrës më 12 shtator 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore, kudo në të gjithë Shqipërinë.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!